Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Manza pa mbetje

Arsyetimi i Propozimit:

Manza është një nga njësitë kryesore administrative të Bashkisë Durrës. Mbetjet e kësaj njësie, dikur bashki, prej shumë vitesh depozitohen në të ashtuquajturin landfill i Manzës, i cili nuk plotëson asnjë standard, kusht mjedisor dhe e ka mbyllur ciklin e tij të grumbullimit prej vitesh, pasi ka tejkaluar kapacitetet. Kjo konfirmohet dhe në vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës “Mbi shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Durrës”, dt.10.07.2018. Megjithëse në korrik të 2018-s, Bashkia Durrës shpalli emergjencën mjedisore për këtë vendgrumbullim, së bashku me vendgrumbullimet e tjera të bashkisë (Porto Romano, Sukth dhe Ishëm), asgjë nuk ka ndryshuar. Mbetjet e Manzës vazhdojnë të hidhen në të njëjtin landfill dhe gjatë verës 2020, kur qyteti i Durrësit u përball me një situatë të pazakontë në Manëz u tentua të hidhen dhe mbetjet e Durrësit, duke e rënduar më tej situatën.

Banorët mendojnë se zgjidhje përfundimtare është fakti që mbetjet e Manzës të trajtohen njësoj si në të gjithë Bashkinë e Durrësit. Për këtë arsye lind nevoja që banorët e njësisë administrative Manzë të rrisin presionin nëpërmjet aksionit qytetar ndaj pushtetit vendor për detyrimet që Bashkia ka ndaj tyre dhe të advokojnë së bashku me median për përfshirjen e njësisë administrative Manzë në projektin e bashkisë për menaxhimin e mbetjeve urbane, që do i jepte përfundimisht zgjidhje këtij problemi, i cili i është kthyer në një gangrenë shumëvjeçare.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi:

  • Përfshirjen e qytetarëve në aksion për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe vendgrumbullimit në njësinë administrative Manëz të Bashkisë Durrës.

Objektivat Specifikë:

  • Ndërgjegjësimi i banorëve nëpërmjet dy takimeve dhe medias lokale për të kërkuar llogaridhënie pranë pushtetit vendor për zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve urbane në njësinë administrative Manëz.
  • Forcimi i reagimit qytetar ndaj pushtetit vendor për zgjidhjen e problemit të mbetjeve të Manzës nëpërmjet instrumenteve të demokracisë pjesëmarrëse, angazhimit qytetar në një problematikë që prek të gjithë komunitetin.

Aktivitetet kryesore:

  • Organizimi i dy takimeve me përfaqësues të komunitetit të Manzës për sensibilizimin e tyre mbi ndotjen e zonës dhe rritjen e llogaridhënies ndaj pushtetit vendor, duke respektuar protokollet anti-covid 19.
  • Përgatitja e një peticioni nga banorët e Manzës.
  • Organizimi i një aktiviteti (më pak se 10 veta në respektim të masave anti-covid 19) përpara Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës, si dëshmi e nevojës për një partneritet komunitet-pushtet vendor.
  • Realizimi i një reportazhi televiziv për të treguar gjendjen e ndotjes, pasojat dhe zgjidhjet e mundshme.
  • Realizimi i dy kronikave/shkrimeve për platformat online lokale.
  • Përgatitjen e një takimi me një përfaqësi banorësh të Manzës pranë Bashkisë Durrës.

Rezultatet e pritshme:

  • Nxitja e reagimit qytetar për të zgjidhur problemin e ndotjes në njësinë administrative të Manzës dhe për të rritur kërkesën për partneritet dhe llogaridhënie të pushtetit vendor ndaj komunitetit nëpërmjet 2 takimeve.
  • Realizimi i një peticioni ndaj Bashkisë Durrës nga banorët e Manzës për zgjidhjen përfundimtare të problemit.
  • Ngritja e zërit qytetar, përmes publikimit, transmetimit të shqetësimit të tyre në median lokale/kombëtare nëpërmjet reportazheve, kronikave apo dhe emisioneve televizive.
  • Zgjidhja e problemit të banorëve të banorëve të Manzës, tërheqja e mbeturinave nga ana e pushtetit vendor dhe gjetja e një vendi të përshtatshëm për depozitimin e tyre.

Përfituesit kryesorë:

Banorët e Njësisë Administrative Manzë

Organizata Zbatuese: Valdet Qyrfyçi
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 11 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153