Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Mbrojtja dhe kthimi në një zonë turistike e Lumit Mat (Milot)

Arsyetimi i Propozimit

 Zona per te cilen jam ketu e po flas  eshte nje zone ku shume njerez flasim me shume  nostalgji . Ka qene nje zone e bukur ....Duke shikuar menyren se si   eshte dhe po nderhyhet ne shtratit e ketij lumi e sidomos  tek pjesa qe eshte prane URES SE MBRETI ZOG shikova te arsyeshme qe te ngre kete shqetesim tek komuniteti qe te ngrijme zerin sebashku prane Bashkise Kurbin si institucioni jo i vetem qe ka pergjegjesi ta ruaj kete monument.  Nje tjeter institucion eshte dhe Ministria e Kultures e cila ka shume pergjegjesi sepse eshte kjo Ministri qe prej vitit 1999 e ka shpallur kete objekt me rendesi te vecante dhe eshte nen mbrojtjen e saj , Eshte monument i mbrojtur .Nga ana tjeter duke goditur kete problem une e shikoj te arsyeshme qe kjo zone te kthehet ne zone te mbrojtur  sepse zona ofron nje flore dhe faun te vecante .Aty ndodhet ura e Mbretit Zog (1929 )  me vecori tej e te vecanta , eshte unike ne lloj e saj , eshte ideuar nga vete Mbreti Zog. Nderhyrja pa kriter ne zona te caktuar po ndikon direkt ne qendrimin ne kembe te kesaj ure .

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qellimi: Te detyrojme Bashkine Kurbin te na mbeshtese  per te kthyer zonen e lumit Mat, e perkatesisht zonen ku mbahet Ura e Mbretit Zog, ne zone te mbrojtur

Objektivat specifike:

1.      Ndergjegjesimi i banoreve te zones per te mos demtuar shtratin e lumit Mat

2.      Rritja e presionit komunitar duke angazhuar kryesisht te rinjte e kesaj zone ndaj Bashkise Kurbin per mbrojtjen e kesaj zone

Aktivitetet kryesore

1-Takime te njepasnjeshme me perfaqesues te lagjeve ne afersi te zones se tatgetuar

2-Takime me mesues te shkencave te Biologjise, Historise, Gjeografise dhe Qytetarise.

3-Takime ne Njesine Adminstrative Milot me kryetarin perballe perfaqesuesve te lagjeve; njohja me nismen .

4-Nje marshim i heshtur neper qytet me banoret dhe te rinjte e zones

5- Peticion

6- Organizimi i aktivitetit me kanoe

7- Paqyrimi i problemit ne media.

8-Pasqyrimi i problemit ne rrjete sociale, fotografi , video .

Rezultatet e pritshme

Rezultati  kryesore jane:

-        Zona e lumit Mat ne te ardhmen jo te larget te ndryshoje pamje , nga nje zone ku te gjithe vjedhin inerte , bejne ndertime , hedhin mbeturina etj etj , te kthehet ne nje zone te mbrojtur , nje zone e bukur , nje pike turistike .

-       Ndergjegjesimin qytetar per rendesine e kesaj zone ku te pakten dhe nje tjeter banor ta kuptoje rendesine historike , gjeografike , turistike , ekonomike qe ka kjo zone .(te ndergjegjsoj sa me shume nga komuniteti per rendesine e zones )

Përfituesit kryesorë

1 –Perfituesi kryesore eshte i gjithe komuniteti .

2- Te rinjte , qe mund ta shfrytezojne per hapje biznesesh te vogla .

3- Shkollat jane perfitues , sepse zone mund te kthehet ne nje zone objekt studimi , eskursionesh .

4- Turiste nga zona te tjera .

5-  Bashkia Kurbin

6-  Njesia Administrative Milot

Organizata Zbatuese: Besnik Hidri
Zona e zbatimit: Bashkia Kurbin
Kohëzgjatja: 6 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153