Arsyetimi i Propozimit |
Bashkia Sarandë është një nga bashkitë me prioritet kultivimin dhe rritjen e produkteve detare dhe kryesisht midhjes (në lagunën e Butrintit). Liqeni i Butrintit me sipërfaqe 1600 ha, numëron deri në 78 impiante për kultivim nga të cilat 68 janë aktive. Butrinti ka potencial për kultivimin deri në 10,000 ton midhje në vit. Ndonëse një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të zonës, kultivuesit e midhjes janë duke humbur miliona lekë për shkak të temperaturave të larta në liqen (nën 1 metër thellësi-33 oC dhe në taban të liqenit 34-35 oC). Kushtet atmosferike nuk janë i vetmi faktor ndikues në rritjen e temperaturave. Mos furnizimi me ujë nga kanali i Vivarit është një nga faktorët bazë për temperaturat e larta. Për këtë arsye mbi 18 000 kv janë eleminuar (mbi 60 % e prodhimit dhe kjo vazhdon të rritet sepse midhjet toksikojnë njëra-tjetrën). Udhëzimet e ministrisë për transferimin në det ka një kosto tepër të madhe për kultivuesit pasi humbin investimin fillestar dhe detyrohen të bëjnë riinvestim në pozicionin e ri, i cili shkon deri në 40 000 Euro. Zgjidhja optimale për këtë problematike është menaxhimi i kanalit të Vivarit nga Bashkia Sarandë dhe hapja e portave për të freskuar ujërat e liqenit, në periudhën e caktuar pasi ky është një biznes sezonal. Projekti synon të adresojë këtë problematikë dhe të përballet me aktorët e pushtetit lokal. Projekti synon të ngrejë një grup të sipërmarrësve të cilët merren me kultivimin e midhjes për të advokuar me aktorët e pushtetit lokal për minimizimin e humbjes së të ardhurave të tyre edhe prodhimtarisë së midhjes duke përmirësuar situatën e kanalit të Vivarit. Nëpërmjet këtij projekti do të synohet edhe angazhimi i bizneseve të tjera në zonë (Kryesisht restorantet, të cilët janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të produktit të midhjes) për të arritur rezultatet e kërkuara nga institucioni i bashkisë. Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të drejtimit të III-të të projektit të LevizAlbania, pasi që ndërhyjra do të kryet në një zonë të caktuar dhe në një problematikë shqetësuese për një grup të caktuar nga bashkia e Sarandës. Inicimi për këtë ndërhyrje vjen si një shqetësim familjar me të cilin po përballemi kohët e fundit. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Qëllimi i projektit është optimizimi i kushteve të kultivimit të midhjes në Liqenin e Butrintit si një nga mënyrat efektive të zhvillimit ekonomik të zonës. Objektivat: 1. Ngritja e grupit advokues me 10 sipërmarrës te midhjes (të cilët janë edhe banorë të zonës) për presionin qytetar mbi problematikën e hapjes së kanalit të Vivarit për uljen e temperaturave të ujërave të liqenit. 2. Nënshkrimi i një peticioni me 100 firmëtar nga qytetarët për të rikthyer vitalitetin e biznesit tradicional të kultivimit të midhjes. |
Aktivitetet kryesore |
1. Ngritja e një grupi advokues me 10 sipërmarrës të cilët do të advokojnë për problematikën e zhdukjes së midhjes. 2. Mentorimi i grupit advokues. 3. Advokimi Mediatik në mediat kombëtare. (2 shkrime dhe 1 kronikë mediatike dhe 1 video dokumentar) 4. Nënshkrimi i peticionit nga 100 banorë të zonës. 5. Advokimi me punime grafitit në rrugën interurbane të qytetit me mesazhe advokues. Punimet e grafitit do të kenë mesazhe vizuale për rëndësinë që ka midhja për zonën. Këto punime do të aplikohen pasi të jetë marrje leje nga institucionet vendore. 6. Zhvillimi i dëgjesës publike me target grupin e prekur nga problematika, me kërkesë të banorëve dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal. 7. Festimi advokues për festën e midhjes me anë të bojkotit të aktivitetit të bashkisë. 8. Hartimi i nje raporti teknik mbi problematikën me te cilen do të adresohen ne Bashkine Sarandezgjidhje bazuar në propozim konkret. |
Rezultatet e pritshme |
1. Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve te nje grupi advokues prej 10 sipermarresish lokale te kultivimit të midhjes 2. Përmirësimi i kushteve për kultivimin e midhjes në liqenin e Butrinit nepermjet procesit advokues prane Bashkise Sarande dhe dergimit prane saj me propozime konkrete 3. Permiresimi i cilesise se jeteses se zones si pasoje e prodhimtarise se midhjes |
Përfituesit kryesorë |
Përfituesit kryesorë do të jenë sipërmarrësit e 68 impianteve të ngritura në liqenin e Butrintit dhe familjet e tyre të cilat mbijetojnë me këtë metodë sipërmarrje. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë