Demokracia për Qeverisje Vendore është e lidhur ngushtë me Korrupsionin. Asnjë pushtet nuk është demokratik dhe mirëmenaxhues nëse është i kapur, nën influencë, klientelist dhe korruptiv. Shqipëria ka indikator problematik sa i përket korrupsionit. Qeveritë Lokalë nuk bëjnë përjashtim. Propozimi synon të aplikojë disa hapa që forcojnë Aktivizmin dhe Reagimin kundër Korrupsionit dhe Klientelizmit. Aktivizmi do disa kushte të funksionojë mes të cilëve informimi, ndërgjegjësimi, forcimi i aktorëve, kulturë dhe instrumente watch dog. Për të krijuar aktivizëm për anti korrupsion propozimi që po sjellim synon aktivitete që janë cikli i duhur për të finalizuar Aktivizëm.
Qëllimi dhe objektivat specifike: Qëllimi Të nxisë aktivizim kundër fenomeneve Klientelizëm; Korrupsion; Jo Eficencë në Kontraktime për Shërbime dhe Investime Publike. Kjo përmes krijimit të instrumenteve (informim) , kapaciteteve dhe kulturës për Monitorim (puna me aktor zëra civil në bashki), Reagim dhe Presion Publik. Proces watch-dog mbi Qeverisjen Vendore.
Objektivat:
1. Rrit Transparencën aplikimi i standardit OpenContracting ( databaza)
2. Aplikim instrumente antikorrupsion (instrumenti dhe metodologjia) Indeks Red Flag Kotraktor.
3. Rrit kapacitete për monitorim , reagim dhe aktivizim kundër shpërndarjes abuzive dhe difektoze të Kontratave sipas kontraktorëve. (klientelizëm; mungesë konkurrence; problematika).
4. Të asistojë gazetarinë e bazuar në fakte për shkrime ku ushtrohet presion publik dhe denoncohen Klientelizëm; Korrupsion; Jo Eficensë në Kontraktime për Shërbime dhe Investime Publike.
Aktivitetet kryesore
1. Databaza të dhëna të reja dhe përditësime. Informim dhe Ndërgjegjësim. Disclose Data Hapje e të dhënave të Bizneseve Kontraktore.
2. Trajnim. Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist Antikorruspion. Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike.
3. Instrument Antikorrupsion. Përgatitje e një algoritmit (formula) për vlerësim risku RedFlag për Kontraktorët.
4. Evidencë mbi Raportet Gjinore, të bizneseve Kontraktor Publik, Fitues të Kontratave me Bashkitë.
5. Shpërndarje e Informacionit. Fuqizim i Individëve përmes të dhënave lehtësisht të aksesueshme.
Rezultatet e pritshme
- Forcim i kulturës së monitorimit qytetar ndaj bashkive.
- Aplikimi i instrumenteve antikorrupsion.
- Nxitje e gazetarisë investigative dhe të bazuar në fakte.
- Advokimit për shpërndarje më të drejtë (paraja publike dhe kontratat) tek grupet gjinore
- Presion Publik dhe aktivizim për rastet problematike (2 deri 3 raste konkrete ku ndërpritet zhvillimi negativ)
Përfituesit kryesorë
Komuniteti; Qytetarët; Gazetarët; Organizata Lokale; Watchdog; Aktor të angazhuar për qeverisje të mirë dhe forcim masa antikorruspion; taksapagues monitorues të shpenzimeve dhe kontraktimeve publike; një grup i gjerë përfitues i informacionit dhe të dhënave të hapura mbi biznesin në vend.