Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Ndriçim për ish Kënetën

Arsyetimi i Propozimit:

Rruga kryesore e lagjes me numër 15, e njohur ndryshe si zona e Ish Kënetës në Durrës, është e pajisur në dy krahët e saj me linja të tensionit të lartë. Ato përcjellin energji në banesat e zonës, duke u shpërndarë nëpër rrugicat e lagjes. Por, banorët i shohin ato vetëm falë dritës së diellit, pasi sapo vjen mbrëmja, zona zhytet në terr. I gjithë rrjeti shpërndarës i energjisë eklektike, nuk ka sistem shpërndarje për ndriçimin e rrugëve. Kjo bën që banorët e zonës së Ish Kënetës, plot 4 mijë banorë të mos kenë mundësi të lëvizin lirshëm në lagjet dhe rrugët e tyre. Rrugët “Hil Kanaçi”, “Mihal Rama”, “Delvina”, “Ohri” “Rruga e Arbërit” , “Dafinat”, “Lyberi”, janë pjesë e lagjes me numër 15, të cilat zhyten në errësirë, çdo mbrëmje. Banorët nuk kanë siguri për vete dhe për fëmijët e tyre. Procesi mësimor që zhvillohet me turne në Durrës për shkak të pandemisë së COVID-19, bën që fëmijët e zonës së ish kënetës të kthehen nga shkolla në errësirë të plotë. Duke qenë se ndriçimi mbetet problemi kryesor për banorët e ish-Kënetës, pas ndotjes nga kanalet e ujërave të zeza që duket se po hyn në rrugën e zgjidhjes, mendojmë se me anë të këtij projekti mund t’i japim një shtysë për t’i sensibilizuar më shumë këta banorë që të ngrenë zërin e bashkuar përballë të zgjedhurve dhe emëruarve në bashkinë e Durrësit, për të vendosur ndriçim në këto rrugë, pasi shumë prej tyre janë neglizhentë për të kërkuar të drejtën tyre pranë bashkisë, e të tjerë nuk dinë si veprohet. Projekti “Ndriçim për ish-Kënetën” nuk është vetëm për problemin e ndriçimit, por kjo rrit sigurinë për 4 mijë banorët e kësaj lagjeje, të cilësuar si Durrësi i ri, e që ta meritojë këtë emër.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Qëllimi:

  • Aktivizimi i banorëve të ish Kënetës për të advokuar pranë Bashkisë Durrës për vendosjen e ndriçimit për 4000 banorët e kësaj zone.

Objektivat:

  • Sensibilizimi i komunitetit të banorëve të ish Kënetës në Durrës për të kërkuar pranë Bashkisë Durrës për të drejtën e tyre për pajisjen e lagjeve të rajonit nr.6 me ndriçim.
  • Rritjen e llogaridhënies së Bashkisë Durrës nëpërmjet organizimit të 1tubimi të banorëve të ish Kënetës për shqetësimin e ngritur dhe angazhimin e qeverisjes vendore për zgjidhjen e problemit.

Aktivitetet kryesore:

  • Organizimi i 2 takimeve me banorët e ish Kënetës, për t’i sensibilizuar për të advokuar pranë Bashkisë Durrës për ndriçimin
  • Realizimi i një peticioni ndaj Bashkisë Durrës
  • Organizimi i 1 tubimi pranë Bashkisë së Durrësit nga banorët e zonës së ish Kënetës
  • Ndërmjetësimi i një takimi mes Bashkisë Durrës, këshillit bashkiak, drejtorisë së ndriçimit dhe një përfaqësie banorësh
  • Përgatitja i 6 kronikave televizive dhe 1 video-reportazhi dhe publikimi i tyre në media

Rezultatet e pritshme:

  • Sensibilizimi dhe aktivizimi i banorëve për të advokuar për pajisjen me ndriçim të kësaj zone
  • Rritje e llogaridhënies së kryetarit të Bashkisë Durrës për mbajtjen e premtimeve.
  • Angazhimi i këshillit bashkiak për futjen në rrugën e zgjidhjes së problemit të mungesës së ndriçimit për zonën e ish Kënetës
  • Ngritja e shqetësimit të banorëve në nivel lokal dhe kombëtar nëpërmjet medias

Përfituesit kryesorë:

4000 banorët e ish-Kënetës

Organizata Zbatuese: Erjola Azizolli
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153