Arsyetimi i Propozimit |
Rikonceptimi dhe ndërtimi I pazarit të ri të Milotit, |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi kryesor është ndëgjegjësimi I banorëve , tregtarëve, konsumatorëve dhe frekuentuesve të pazarit per te kerkuar nga bashkia Kurbin nje Pazar e treg të denjë dhe te sigurtë . Advokimi prane bashkise Kurbin per te paraqitur kerkesat e komunitetit per kete tematike. |
Aktivitetet kryesore |
– Takime ballë per ballë për ndergjegjësim e blerësve, tregtarëve dhe komunitetit – Ankesë zyrtare drejtuar bashkisë – Takim me dyer te hapuara në bashki – Seminare informues për sigurinë dhe cilësinë ushqimore – Peticion – Shperndarje e informacionit për iniciativen tonë në media dhe rrjete sociale – Shperndarje e fletushkave informuese dhe ftuese – Vullnetrizëm nga grupi jonë për pastrimin e pazarit – Mbjellja e pemeve pergjate pazarit si nje shembull – Raport / studim statistikor qe do shkoje ne ndihme te bashkise Kurbin per rindertimin e pazarit te Milot ne baze te te dhenave te mbledhura nga nderveprimi ne komunitet. |
Rezultatet e pritshme |
– Do arrijmë që kjo kauzë të vihet në vëmendjen e qeverisjes vendore, qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ngrenë zërin se bashku me ne. – Permes advokimit te futet ne planet e bashkise Kurbin konkretizimi i ndertimit te pazarit te ri te Milotit. – Finalizimi i këtij projekti do rriste mirëqënien e banorëve të Kurbinit dhe zonave perreth. |
Përfituesit kryesorë |
Te gjithe banoret e rrethit Kurbin por edhe zonave te tjera te veriut te cilet tregtojne apo jane kosumatore te produkteve te tregtuara ne pazarin e Milotit. |