Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Përfshirja e nxënësve në politikat vendore për infrastrukturën në shkollat e mesme

Arsyetimi i Propozimit:

Reforma administrative territoriale, solli një sfidë në zbatimin e saj, sidomos për shkak të përfshirjes në një bashki të vetme të një numri të madh komunash dhe njësive administrative të cilat paraqesin tipologji dhe problematika të ndryshme. Ky element ka ndikuar domosdoshmërisht edhe në Bashkitë e Qarkut  Korçë. Sikurse dhe në zonat e tjera të Shqipërisë angazhimi qytetar në proçeset vendimarrëse dhe politikbërëse mbetet ende i ulët. Një pikë të dobët të trashëguar edhe nga reforma, është infrastrutura e arsimit parauniversitar.

Nisur nga këto dy element ne synojmë që vetë nxënësit, të cilët ndeshen çdo ditë me këto mangësi dhe që nuk kanë pasur mundësi të dëgjohen, në bashkëpunim me bashkitw, senatet, mësuesit dhe të mbështetur nga prindërit e tyre, të krijojnë mekanizma solide për të siguruar përfshirjen në

proceset vendimmarrësë të tyre për të përcaktuar prioritetet në investimet e shkollave. Nxënësit duke marrë pjesë drejtpërdrejt në evidentimin e problemeve në infrastrukturën e shkollave të arsimit të mesëm publik do të mund të kërkojnë nëpërmjet një mekanizmi të ngritur prioritizimin në buxhetin e bashkisë, të nevojave të tyre. Në këtë mënyrë nxënësit do të ndikojnë ndjeshëm në vendimmarjen e njësive vendore për infrastrukturën e shkollave.

Qëllimi dhe objektivat specifike Qëllimi i këtij projekt propozimi ështe “Fuqizimi i aftësive advokuese të nxënësve dhe përfshirja e tyre në evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në shkollat e Qarkut Korçë”.

Objektivat Specifik:

  • Zhvillimi i aftësive advokuese tek nxënësit e shkollave të mesme nëpërmjet trajnimeve specifike.
  • Advokimi bashkëpunues dhe lobimi nëpërmjet nxënësve të 6 shkollave të mesme dhe 9-vjeçare për përfshirjen e tyre në proçesin e përgatitjes të buxhetit për vitin 2021-2022 dhe sigurimin e prioriteteve për investime të identifikuara.

Aktivitetet kryesore:     

  • Zhvillimi i 6 takimeve (1 për çdo shkollë) informuese me përfaqësues të senatit, komitetit të prindërve dhe mësues të secilës shkollë të mesme të përzgjedhura në Qarkun Korçë me qëllim prezantimin e projektit dhe krijimin e urave të bashkëpunimti ndërmjet institucioneve publike dhe komunitetit.
  • Hartimi i një manuali trajnimi mbi funskionimin e pushtetit vendor, rrolin e qytetareve ne proçeset vendimarrëse, advokimin dhe hartimi e projekteve.
  • Aktivitete trajnuese me nxënësit e shkollave të targetuara mbi temat e permendura ne A 1.2.
  • Pjesëmarrje e nxënësve në mbledhje të Këshillit Bashkiak.
  • Hartimi i një raport monitorimi mbi problematikat infrastrukturore në shkollat e targetuara.
  • Hartimi i të paktën 12 projekt-propozimeve nga nxënësit e shkollave (2 në çdo shkollë).
  • Financimi/Mbështetja nga organizata i 6 projekt-propozimeve të harturara nga nxënësit (1 në çdo shkollë).
  • Takim me përfaqësues të Bashkive të targetuara për diskutimin dhe advokimin e problematikave të evidentaura në shhkolla.
  • Dergimi i shkresave zyrtare pranë Bashkive te targetuara mbi problematikat e identifikuara me qëllim përfshirjen e tyre në buxhetin e Bashkisë për vitin pasardhërs.
  • Pjesëmarrje e të rinjve në proçesin e konsultimit për projekt buxhetin 2021-2022.
  • Publikim i vazhdueshëm i aktiviteteve të projektit online në mediat sociale.
  • Publikimi i shkrimeve në median e shkruar.

Rezultatet e pritshme: 

  • Manual trajnimi mbi funskionimin e pushtetit vendor, rrolin e qytetareve në proçeset vendimarrëse, advokimin dhe hartimi e projekteve i hartuar, publikuar dhe shpërndarë tek aktorët e projektit.
  • 120 nxënës të trajnuar mbi funskionimin e pushtetit vendor, metodat advokuese dhe përfshirja në proçeset vendimarrëse.
  • Raport monitorimi mbi problematikat infrastrukturore në shkollat e targetuara i përgatitur.
  • 12 projekt propozime mbi problematikat e shkollave të hatuara nga vetë nxënësit.
  • 6 projekt propozime të financuara nga Organizata.
  • 6 projekte të propozuara për tu përfshirë në planin e aktiviteteve të Bashkive respektive për vitin 2021-2022
  • Advokim bashkëpunues pranë Bashkive për adresimin e problemative të identifikuara në shkollat e targetuara.

Përfituesit kryesorë:     

  • Përfituesit kryesorë në këtë projekt janë të rinjtë e shkollave të mesme të targetuara.
  • 120 të rinj do të kenë përfitim të drejpërdrjetë nëpërmjet aktiviteteve trajnuese;
  • 400 të rinj do të informohen mbi funksionimin e administratës publike nëpërmjet aktiviteteve informuese ndërgjegjësuese.
Organizata Zbatuese: Trajnim Edukim dhe Demokraci (TED)
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës, Bashkia Korcë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153