Arsyetimi i Propozimit |
Shkolla 9-vjeçare "Hamit Mullisi" është ndërtuar në vitin 1971 dhe është restauruar pjesërisht në vitin 2000.Shkolla ka 8 klasa mësimore në gjëndje jo të mirë infrastrukturore për tu zhvilluar procesi mësimor/edukativ.Shkolla ka 4 tualete nga të cilët 2 janë të papërdorshëm dhe 2 në gjëndje të mjerueshme të cilat përdoren njëkohësisht nga të gjithë nxënësit dhe stafi i mësuesve.Tualetet nuk kanë ujë të vazhdueshëm dhe depozitëuji.Shkolla nuk ka sistem ngrohje e cila bën të vështirë zhvillimin e mësimit në muajt e dimrit. Nxënësit që frekuentojnë shkollën janë nxënës të komuniteteve të ndryshme,Numri i nxënësve ësht ëgjithsej 219 nga të cilët 119 nxënës janë fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian. Kushtet e mjerueshme infrastrukturore të shkollës kanë bërë që fëmijët e mazhorancës të largohen nga shkolla dhe shumica e nxënësve të jenë nga komuniteti rom dhe egjiptian gjë që shumë shpejt fatkeqësisht do të sjellësegregimin e kësaj shkolle.Kthimi i kësaj shkolle në një shkollë të segreguar do të sjellë mungesën e një shkollëgjithpërfshirëse dhe si pasojë uljen e nivelit të mësimdhënies. Qëllimi i këtij projekti është restaurimi total i shkollës. Me anë të restaurimit të shkollës ne do të parandalojmë segregimin e kësaj shkollë me nxënës të minoriteteve rom dhe egjiptian, pasi përmirësimi i ambjenteve të shkollës do të jetë një nga arsyet kryesore prindërit e mazhorancës të mos largojnë fëmijët e tyre nga kjo shkollë në një shkollë tjetër. Ky projekt përshtatet me drejtimin 3 të thirrjes Nr 6, pasi synon angazhimin e prindërve të kësaj shkolle për t’i kërkuar qeverisjes vendore/ bashkisë Elbasan adresimin dhe zgjidhjen e problemit. Rikonstruksioni shkollës është një problem i përbashkët i prindërve dhe nga e stafit të projektit do ti ofrohet trajnim, mentorim dhe mbështetje për të arritur rezultatet e parashikuara në këtë projekt-propozim. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projekt- propozimit është organizimi komunitar për rikonstruksionin e shkollës. Objektivat specifike janë: 1. Krijimi i nje grupi aktiv me prindër, nxënësdhe mësues që advokojnë për rikonstruksionin e shkollës. 2. Rikonstruksioni Shkolles. Krijimi i një modeli qytetari aktiv tek nxënësit e kësaj shkolle nëpërmjet procesit që do të ndërtohet. |
Aktivitetet kryesore |
1. Takim i përbashkët me qeverinë e nxënësve, këshillin e prindërve dhe stafin pedagogjik ku diskutohet për krijimin e grupit advokues si dhe mënyrat e advokimit; 2. Takim i përbashkët me qeverinë e nxënësve, këshillin e prindërve dhe stafin pedagogjik ku informohen mbi Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore; 3. Takim me përfaqësues të Institucionit Vendor; 4. Takim me anëtarë të Këshillit Bashkiak; 5. Takim për ti informuar mbi draft projekt/buxhetin që do të dorezohet per miratim në Keshillin Bashkiak; 6. Pjesëmarrje me Këshillin Bashkiak ku diskutohet miratimi i buxhetit për vitin 2021 7. Peticion. 8. Prodhime mediatike. 9. Takim përmbyllës i publikimit të arritjeve të projektit |
Rezultatet e pritshme |
Krijimi i nje grupi aktiv të përbërë nga prindër, mësues dhe nxënës që aftësohen për të advokuar për rikonstruksionin e shkollës, por jo vetëm, pasi ata aftësohen për të mbrojtur të drejtat e tyre në vazhdim. Rekonstruksioni i Shkollës “Hamit Mullisi”. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë