Arsyetimi i Propozimit:
Tërmetet treguan se NJQV dhe qytetarët janë të papërgatitur për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive, sepse sistemet e paralajmërimit të hershëm nuk ekzistojnë dhe informimi/ndërgjegjësimi, e mbi të gjitha aktivizmi qytetar mbeten në nivele të ulëta; (2) Edhe pse shumica e bashkive deklarojnë se i kanë planet e emergjencave për të reaguar në rast katastrofash natyrore, ato lidhen përgjithësisht me elemente të vjetra dhe ka nevojë për një qasje te kontributi qytetar në manaxhimin e emergjencave; (3) Një bashkëpunim i shumëfishtë mes qytetarëve dhe NJQV në përgatitjen dhe përmirësimin e strategjive të reduktimit të risqeve të katastrofave natyrore dhe planeve lokale të emergjencës, paralelisht me përmirësimin e planeve të zhvillimit urban, planeve të tjera në nivel lokal si dhe standardeve në planifikim, identifikimin e grupeve vulnerabël, edukimin dhe aktivizmin qytetar mbi identifikimin dhe njohjen e risqeve përtej institucioneve publike qëndrore, si dhe instrumentet e vullnetarizmit, mbeten thelbësore; dhe (4) Ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh në nivel lokal për planifikimin dhe marrjen e masave në përpjekjet për të bashkërenduar me PK të qeverisjes qëndrore në reagimin strategjik dhe përgjigjen socio-ekonomike të rimëkëmbjes ndaj emergjencës së pandemisë, sepse manaxhimi dhe marrja e masave janë përqëndruar në nivel qëndror, ndërsa NJQV janë orientuar në ofrimin e prioriteteve bazike, pa një ri-orientim strategjik të politikëbërjes dhe shërbimit.
Qëllimi dhe objektivat specifike:
“Përfshirja dhe kontributi qytetar në përmirësimin e politikëbërjes lokale në përgjigje të sfidave të reduktimit dhe përballimit të risqeve natyrore dhe emergjencave.”: (1) Vlerësimi i thelluar i gatishmërisë dhe kapaciteteve aktuale të NJQV të qarkut për reduktimin e risqeve natyrore dhe përballimin e emergjencave, me fokus grupet vulnerabël; (2) Përfshirja dhe njohja e Grupit të Monitoruesve Lokalë (GML) si një strukturë e kapacituar për ndjekjen e NJQV në dizenjimin, zhvillimin dhe përfshirjen në proceset politikëbërëse lokale, të instrumenteve të reduktimit të risqeve, manaxhimit të emergjencave dhe masave kundërpërgjigjëse, me fokus qytetarët; (3) Rritja e ndërgjegjësimit nëpërmjet ngritjes së një diskutimi gjithëpërfshirës mes aktorëve në nivel lokal (qytetarë aktivë dhe autoritete publike), si dhe advokimi/lobimi te NJQV e qarkut për reflektimin e qasjes konkrete të identifikuar të përfshirjes së këtyre elementëve, duke përmirësuar politikat, strategjitë dhe masat.
Aktivitetet kryesore:
- Analizë paraprake e literaturës dhe të dhënave dytësore;
- Takime konsultative me aktorë kyç qëndrorë dhe donatorë;
- Diskutime të thelluara me AKMC;
- Intervista gjysmë të strukturuara me NJQV e targetuara;
- Përgatitja e Raportit Analitik përmbledhës;
- Diskutime të gjera publike me aktivistë lokalë dhe grupe interesi;
- Dizenjimi dhe shpërndarja e materialeve informuese/ndërgjegjësuese/edukuese për publikun e gjerë;
- Diskutimi me GML dhe kapacitimi mbi Road Map dhe instrumentet e dizenjuara/zhvilluara;
- Advokim dhe lobim te NJQV e tjera mbi qasjen konkrete të identifikuar;
- Organizimi i një tryeze të rrumbullakët gjithëpërfshirëse;
- Publikimi i dy produkteve mediatike.
Rezultatet e pritshme:
- Analizë e thelluar mbi situatën aktuale të NJQV të qarkut dhe nevojat/hapësirat për ndërhyrje, të cilat janë identifikuar dhe diskutuar me një qasje gjithëpërfshirëse;
- Diskutim gjithëpërfshirës i ngritur në nivel qëndror dhe lokal, si dhe advokim/lobim mbi një qasje gjithëpërfshirëse (përfshirë inputin qytetar) në përballimin e situatës aktuale të rikuperimit, si dhe reduktimit/parandalimit/manaxhimit të risqeve natyrore;
- Një qasje konkrete për ndërhyrje, si dhe instrumente të dizenjuara/zhvilluara të sistemeve të parandalimit e rikuperimit, të planifikimit financiar dhe bashkëpunimit qytetar, përmirësimit të dokumenteve politikë dhe strategjikë lokalë;
- Një grup lokal i kapacituar në fushën e përfshirjes së risqeve dhe emergjencave në proceset politikëbërëse lokale, që njihet formalisht dhe përfshihet vazhdimisht nga ana e qeverisjes lokale;
- Qytetarë të informuar, të përfshirë dhe aktivë për të kontribuar në përmirësimin e qeverisjes lokale në këtë drejtim;
- Qeverisje/struktura lokale më gjithëpërfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, në shërbim më të mirë të qytetarëve, me një qasje prioritizuese e strategjike, në kohë normale dhe emergjencash.
Përfituesit kryesorë:
- Qytetarët = publiku i gjerë;
- Aktorët lokalë aktivë, grupet qytetare të ngritura, grupet e interesit, grupet vulnerabël;
- Sektori privat;
- Institucionet qëndrore dhe donatorët;
- Bashkitë dhe strukturat lokale.