Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RI-ACT - Promovo aktvizmin në komunitetin tënd lokal!

Arsyetimi i Propozimit:

Përmes këtij projekti synohet të adresohen sfidat që lidhen me pjesëmarrjen aktive të të rinjve në nivel vendor, si dhe mungesën e mbështetjes së funksionimit të këshillave rinorë vendor në promovimin e qeverisjes së mirë dhe qytetarisë aktive.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Qëllimi i projektit është fuqizimi i të rinjve për të qenë proaktiv në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore duke siguruar transparencë, rritur llogaridhënien dhe përfshirjen e tyre në komunitet.

Objektivat specifik të projektit janë:

  • Mbështetja dhe aktivizimi i Këshillave Rinor Vendor që mundëson angazhimin efektiv të të rinjve;
  • Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën komunitare përmes zhvillimit të mjeteve që nxisin aktivizmin;
  • Rritja e kapaciteteve të Këshillave Rinorë Vendor lidhur me analizën, monitorimin, advokimin në nivel lokal.

Aktivitetet kryesore:

  • Takim me përfaqësues të Bashkive për ti informuar mbi iniciativën e ndërmarrë për të diskutuar mbi politikat rinore;
  • Përgatitja, Lancimi i 6 thirrjeve sipas bashkive përkatëse dhe përzgjedhja e te rinjve për krijimin e Krijimin e Këshillave Rinore;
  • Raport monitorues mbi problematikat rinore në qarkun Fier;
  • Përgatitje e 6 Memorandumeve te Bashkëpunimit me 6 Bashkitë dhe nënshkrimi i tyre;
  • Përgatitja e Manualit për aktivizmin e Këshillave Rinorë Vendorë;
  • Organizmi i Akademisë Këshillave Rinore Vendor;
  • Organizimi i 6 Town Hall
  • Zhvillimi i 6 nismave advokimi mbi zbatimin e politikave rinore;
  • Fushatë në mediave sociale përmes faqes në FaceBook kushtuar aktivizmit rinor;
  • Hartimi i raportit për donatorin dhe e raportit financiar dhe mbyllja e projektit

Rezultatet e pritshme: 

  • Transparencë më e lartë në Bashkitë përmes nismave advokuese dhe monitoruese të Këshillave rinorë vendor në çdo Bashki;
  • Informim më i mirë i të rinjve lidhur me prioritetet e bashkive, politikat rinore dhe përfitimet që kanë komunitetet e tyre;
  • Pjesëmarrje më e lartë e të rinjve në vendimmarrje përmes përdorimit të mekanizmave si: pjesëmarrje në mbledhjet e këshillave bashkiak, kërkesa për informacion në lidhje me vendime të marra në mos-praninë e tyre, dhe dëgjesa publike;
  • Kapacitete të përmirësuara të Këshillave Rinor Vendor lidhur me përfaqësimin dhe aktivizimin e të rinjve në vendimmarrjen lokale;

Përfituesit kryesorë:

  • Këshillat Rinorë Vendor në qarkun Fier;
  • Të Rinjtë;
  • Komuniteti;
  • Stafet e Bashkive;
Organizata Zbatuese: EU Policy Hub
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër, Bashkia Pogradec, Bashkia Ura Vajgurore
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153