Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rikonstruksioni i rezervuarit të fshatit Mal Bardh

Arsyetimi i Propozimit 

Fshati Mal Bardhë është pjesë e bashkisë Kurbin, Njësia administrative Milot. Popullsia e zonës është 1400 banorë. Në zonën e Mal Bardhë ndodhet rezervuari i cili duhet të furnizojë me ujë të pishëm banorët e zonës por edhe institucionet shëndetsore edhe institucionet e edukimit të cilat janë në shërbim të banorëve. Ky rezervuar që prej fillimit të ndërtimit të tij nuk është restauruar ose infrastruktuar asnjëherë. Situata e rezervuarit është amortizuar edhe më tepër pas ndodhisë së tërmetit të nëntorit 2019, duke bërë që banorët e zonës të rrezikojnë marrjen e shërbimit të ujit të pishëm që është një nga shërbimet më kryesore për njeriun. Nga takimet paraprake me specialist të bashkisë dhe UK nevoja për rikostruksionin e rezervuarit shkon përafërsisht  5 milion lekë të reja. Në kuadër të këtij projekti do të kërkojmë angazhimin e banorëve të zonës për të sjell në fokus të NJA Milot, bashkisë Kurbin  dhe UK Kurbin (Ujësjellës kanalizime) nxitjen e restaurimit të këtij rezervuari edhe të mureve të tij rrethues. Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me strukturat komunitare në fshat për të arritur qëllimin e tij. Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e jetësës së banorëve duke bërë që të marrin investimet komunitare për një nga produketet (uji) më të rëndësishmë për njerëzit.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi:

Angazhimi qytetar për zgjidhjen e problematikave komunitare (restaurimi i rezervuarit në Mal Bardhë)

Objektiv specifik:

1.      Informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit për metodat e angazhimit komunitar mbi zgjidhjen e problematikave

2.      Rritje e kapaciteteve advokuese të një grupi  prej 10 qytetarësh për të qenë në front të kërkesës së zgjidhjes së problematikës.

3.      Nënshkrimi i peticionit me kërkesat e banorëve dhe përballja në KB të Kurbin për adresimin e cështjes në buxhetin 2022.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet e planifikuara në kuadër të këtij projekti do të jenë:

1-      Takime informuese me banorët e zonës Mal Bardh (4 takime publike në fshat)

2-      Identifikimi i një grupi prej 10 banorësh lider (grupi advokues) të cilët do të angazhohen për advokim me insitucionet përgjegjëse

3-      Rritja e kapacitetit të banorëve (grupi advokues) dhe hartimi i një dokumneti për ndërhyrjen konkrete në restaurimin e rezervuarit

4-      3 takime me institucionet publike (NJA Milot, bashkisë Kurbin  dhe UK Kurbin)

5-      1 Peticion në komunitet dhe përgatitja e rekomandimeve për bashkinë

6-      1 Dëgjesë publike mbi problematikën me banorë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit lokal  (do të ftohen edhe organizata me në fokus angazhimin qytetar edhe cështjet mjedisore)

7-      Promovimi i projektit në media, rrjete sociale dhe një podcast mbi këtë projekt.

Rezultatet e pritshme

Rezultatet e projektit:

1.      400 banorë të informuar mbi problematikën

2.      Një grup prej 10 banorësh lider (grupi advokues) të cilët do të jenë të angazhuar mbi zgjidhjen e problematikës

3.      Premtimi nga ana e bashkisë për restaurimin e rezervuarit dhe alokimin në buxhetin e vitit 2022.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesore:

1.      Banorët e zonës Mal Bardh (rreth 1000 banorë)

2.      Qendra Shëndetsore e zonës

3.      Shkolla në zonës ( rreth 150 nxënës)

 

 

Organizata Zbatuese: Endri Kola
Zona e zbatimit: Bashkia Kurbin
Kohëzgjatja: 6 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153