Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rini, Riciklim, Respekt - Ekosistemi i dashurisë për Mjedisin

Arsyetimi i Propozimit:

Ndërhyrja e propozuar duhet zbatuar në Lezhë sepse, me përjashtim të përpjekjeve nga komuniteti Rom dhe/ose Egjyptian për qëllime mbijetese, nuk ka një sistem diferencimi të mbetjeve plastike në burim. Po ashtu, komuniteti Lezhjan, përfshirë biznesin e institucionet, përdor pa kriter plastikën e cila përfundon në shumë raste jashtë koshave të mbeturinave nga shkujdesja. Bashkia Lezhë duhet të ofrojë alternativën e diferencimit në burim dhe rinia mundet të influencojë përmbushjen e këtij detyrimi.  

Qëllimi dhe objektivat specifike:

  • Edukimi qytetar mbi përdorimin më të përgjegjshëm të plastikës si dhe ngritja e një sistemi funksional riciklimi përmes aktivizmit rinor e instrumenteve mediatike dhe artistike në Lezhë.
  • Të rinjtë aftësohen dhe përdorin mjete mediatike dhe artistike për të sjellë në vëmëndje problemin e ndotjes nga plastika dhe propozuar zgjidhje
  • Ngritje e një modeli funksional të manaxhimit të plastikës përmes lobimit rinor pranë pushtetit vendor Lezhë
  • Fushate ndërgjegjësimi qytetar kundër ndotjes së mjedisit dhe inkurajimit të një sjelljeje eko-miqësore

Aktivitetet kryesore:     

  • Rekrutim/Formim grupi rinor
  • Tre (3) trajnime (qëndrueshmëria mjedisore)
  • Nëntë (9) workshops (qytetar gazetar)
  • Gjashtë (6) workshops (riciklimi artistik)
  • Realizim klipesh infografike
  • Realizim instalacionesh artistike me plastikë të ricikluar
  • Raport vlerësimi për situatën aktuale të manaxhimit të mbetjeve urbane
  • Takim në Bashki për të kërkuar ngritjen e sistemit të diferencimit të plastikës në burim
  • Monitorimi i ngritjes së infrastrukturës së diferencimit të plastikës në burim
  • Hartim kalendari aktivitetesh të fushatës nga grupet rinore
  • Zbatim aktivitetesh sipas kalendarit
  • Takim koordinues me mbledhësit e plastikës nga komuniteti Rom dhe/ose Egjyptian
  • Event përmbyllës

Rezultatet e pritshme:

  • Të rinjtë Lezhjanë pjesëmarrjës informohen dhe kanë qëndrime pro-aktive mbi kauzën mjedisore duke ofruar një model pozitiv aktivizmi rinor përmes përdorimit efikas të medias sociale dhe paketës së instrumenteve mediatike ofruar nga projekti
  • Përdorimi i artit për të theksuar impaktin e plastikës në mjedis përmes instalacioneve nga eko-artistë dhe të rinj të talentuar ndikon në përmirësimin e pamjes së qytetit/zonave rurale dhe sensibilizimin e njerëzve
  • Modeli i ngritur i diferencimit të plastikës sjell lehtësira për përpunimin e mëtejshëm të saj si dhe i ofron qytetarëve Lezhjanë një shëmbull të efikasitetit të marrëdhënies shoqëri-civile/pushtet vendor

Përfituesit kryesorë:

  • 65 të rinj Lezhjanë 14-18 vjeç (55% vajza & 45% djem)
  • 10000 banorë Lezhjanë 15-65 vjeç
  • 15 anëtarë të komunitetit Rom/Egjyptian, mbledhës plastike
Organizata Zbatuese: Hand to Hand Against Nation Apathy
Zona e zbatimit: Bashkia Lezhë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153