Arsyetimi i Propozimit:
Numri i të moshuarve po rritet çdo ditë e më shumë.Në Bashkinë Tiranë shërbimet në shtëpi për të moshuarit janë pothuajse inekszistente. Edhe pse kuadri ligjor është përmirësuar, ky i fundit nuk njihet dhe respektohet, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës të të moshuarve dhe familjarëve të tyre. Emergjenca e krijuar nga pandemia Covid – 2019 ka përkeqësuar situatën aktuale të të moshuarve dhe ka vendosur më në pah nevojën për shërbimin në banesë.
SHRA me një përvojë mbi 25 vjeçare në shërbimin në shtëpi për të sëmurët terminalë dhe moshuarit me sëmundje krinike gjykon si mjaft të rëndësishme vlerësimin e situatës aktuale të moshës të tretë, në mënyrë që të identifikohen strategjitë e duhura për krijimin e një modeli funksional të shërbimit në shtëpi nëpërmjet advokimit krah për krah me të moshuarit.
Qëllimi dhe objektivat specifike Qëllimi: Të mundësojë aksesin e shërbimit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë Tiranë dhe trumpetimin e modelit të shërbimit në shtëpi në qeverisjen vendore, në nivel kombëtar.
Objektivat:
- Të sigurojë evidenca sasiore dhe cilësore të situatës së moshës së tretë, për zhvillimin e një procesi advokimi për ofrimin e shërbimit në shtëpi për moshën e tretë.
- Të rritet angazhimi dhe përgjegjësia e të moshuarve dhe aktorëve të tjerë në nivel vendor, për adresimin e nevojave të të moshuarve për shërbime në banesë.
- Të hartoj një model funksional për ofrimin e shërbimeve në shtëpi, për moshën e tretë, sipas një qasje me pjesëmarrje aktive dhe gjithëpërfshirëse.
Aktivitetet kryesore:
- Prezantimi projektit me aktorët kyç.
- Monitorimi i bazuar në evidenca i zbatimit të treguesve të moshës së tretë, të planit social dhe përfshirjes sociale, në bashkinë Tiranë.
- Vlerësimi i nevojave për shërbimin në shtëpi për moshën e tretë
- Zhvillimi i dy tryezave të rrumbullakëta për prezantimin e gjetjeve finale të raportit të monitorimit dhe vlerësimit me aktorët kyc.
- Fuqizimi i të moshuarve për të advokuar dhe zhvillimi i aktiviteteve të vizibilitetit të iniciativës.
- Hartimi i modelit funksional për shërbimet në banesë për moshën e tretë sipas një qasje gjithëpërfshirëse.
- Prezantimi në bashki, i modelit funksional të shërbimit në shtëpi (paketa/manuali shërbimit dhe metodologjia përkatëse) për moshën e tretë, mbështetur në një model përfshirës dhe pjesëmarrës, pranë bashkisë Tiranë.
- Prezantimi i paketes/manualit dhe metodologjise së përdorur tek aktorët kyc, në bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, Kukës, Shkodër, Vlorë.
Rezultatet e pritshme:
Të moshuarit , familjarët dhe publiku i gjerë do të kenë mundësi të adresojnë dimensionet e nevojave të ndryshme social ekonomike me të cilat përballet mosha e tretë
Aktorët kyc do të njihen me dimensionet e nevojave specifike të moshës së tretë dhe do të kënë mund ësi të prioritizojnë dhe të ofrojnë shërbime bazuar në evidenca.
Komuniteti i profesionistëve, do të ofrojë shërbime të mirëkopnceptuara dhe mirëorientuara, për moshën e tretë.
Përfituesit kryesorë:
Të moshuarit në Bashkinë Tiranë; Kujdestarët e të moshuarve Familjarët/ të afërmit e të moshuarve; Komuniteti dhe qytetarët e Bashkisë Tiranë; Profesionistët e institucioneve të qeverisjes vendore Organizatat Jo Fitimprurëse në fushën e shërbimeve për të moshuarit;