Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Sipas planit social të Bashkisë Cërrik kemi fëmijë të moshës 7-15 vjec pra 3776 fëmijë dhe 16-18 vjec 1607 fëmijë. Nisur nga statistikat vendore të Bashkisë Cërrik vërteton se pjesa më e madhe e familjeve kanë ekonomi te dobët .Bashkia Cërrik ka 693 familje të cilat janë përfituese të ndihmës ekonomike të vitit2019. Bashkia Cërrik zotëron me 40% të aksioneve në ekipin e qytetit në klubin e futbollit “Turbina”, ku rrjedhimisht mbulon 40% të shpenzimeve vjetore, pa përfshirë administratën e sportit në Bashki dhe stafin e mirëmbajtjes së stadiumit të qytetit por asnjë investim për futbollin e fëmijëve . Qendra për edukim dhe sport Skills me ndihmën e një pjese të prindërve ka mundësuar angazhimin e shumë fëmijëve që prej vitit 2017 duke mos marrë asnjë mbështetje nga pushteti vendor. Në kuadër të këtij projekti synojmë të ushtrojmë presion mbi institucionet e pushtetit lokal për të siguruar një buxhet të caktuar por edhe vëmendje për aktivitetet sportive të fëmijëve të zonës. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit është: Prioritizimi dhe dhënia e fokusit të vecantë nga institucionet e qeverisjes vendore për të rinjtë dhe sportin. Objektivat Specifikë të projektit janë: 1. Ngritja e një Këshilli prindërish të cilët do të angazhohen të advokojnë në rritjen e presionit pozitiv ndaj pushtetit vendor për një buxhet të dedikuar për sportin dhe rininë në vitet në vazhdim. 2. Ndërgjegjësimi i komunitetit (mësuesit dhe prindërit dhe përfaqësues të klubit sportiv) mbi rëndësinë e sportit tek fëmijët duke angazhuar këshillin e prindërve 3. Angazhimi i të rinjve në aktivitete me natyrë sportive si një nevojë që duhet të plotësohet nga pushteti lokal. |
Aktivitetet kryesore |
Aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit janë: 1 Ngritja e keshillit te prinderve. Titulli 'Sporti ne qytetin tim' 1.1 Informimi mbi projektit/ hapja e thirrjes dhe përzgjedhja e prinderve pjese e keshillit te prinderve 1.2 Ngritja e struktures se keshillit dhe trajnimi I tij (pergatitja e dokumentave zyrtare) 1.3 Takimet periodike te keshillit te prinderve 1.4 Takimi me kryetarin e bashkise 1.5 Pjesmarrja ne mbledhjen e keshillit bashkiak 1.6 Takime me anetar te keshillit bashkiak 1.7 Nenshkrimi I marrveshjes me klubin Turbina 2 Aktivitetet ndergjegjesuese 'Femijet te paret' 2.1 Paketat informuese ne 4 shkolla 2.2 Stenda sportive ndergjegjesuese 2.3 Peticioni per buxhetimin e sportin ne buxhetin e vitit 2022 3 Kampionati sportiv 'Jemi edhe ne' 3.1 Zhvillimi I fazave te kampionatit 3.2 Eventi permbylles 4 Promovimi |
Rezultatet e pritshme |
1. Këshilli i prindërve i ngritur si strukturë dhe me kapacitete të ngritura advokuese pas trajnimit 7 ditor ( 10 anëtarë) 2. 4 takime vjetore të këtij këshilli dhe një kalendar aktivitetesh për vitin e parë 3. 16 takime me shkollat e NJA Cerrik me pjesmarrjen e 100 mësues dhe prindër 4. 1 Stende ndërgjegjësuese në qendër të qytetit për 1 muaj në verë 5. 1 Peticion për buxhet të dedikuar për sportin në buxhetin e vitit 2022 nga bashkia 6. 1 kampionat sportiv me angazhimin e 120 të rinjve/ të rejave |
Përfituesit kryesorë |
Përfituesit kryesorë të këtij projekti do të jënë të rinjtë deri në moshën 18 vjec në bashkinë Cerrik të cilët janë sportdashës.Ky target grup do të përfitoj një buxhet të dedikuar për sportin në vitit 2022 nga buxheti i bashkisë. Përfitues direkt të këtij projekti janë: 1. Këshilli i prindërve (strukture e përbërë minimumi prej 10 prindërish). 2. Mësues edhe prindër të cilët do të ndërgjegjësohen dhe informohen mbi këtë projekt nga 4 shkollat e qytetit ( rreth 100 pjesmarrës). 3. Fëmijët të cilët do të angazhohen në kampionatin që do të zhvillohet ( 120 fëmijë). |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë