Arsyetimi i Propozimit |
Në shumë prej hallkave të qeverisjes vendore, mungon bashkëpunimi dhe organizimi i aktiviteteve kulturore të pavarura, programe residence për artistë të rinj apo qendra kulturore funksionale. Arti për demokracinë dhe aktivizmi kreativ, është një model krijimi për demokracinë e qëndrueshme i cili po evolon në mbarë botën. Kjo nuk do të thotë se arti merr trajta politike, formë së cilës i është vënë shpesh ky emër në Shqipëri. Arti përdoret si dimension matës i realitetit ku jetojmë, duke krijuar impakt dhe duke i dhënë formë shoqërisë më tepër se çdo metodë tjetër. Njohja dhe paraqitja e problemeve që shoqëria has, nëpërmjet artit jep fuqinë e krijimit të modelit nga poshtë – lart, nga shoqëria drejt politik bërësve. Mungesa e kësaj forme apo minimizimi i formave alternative artistike për të evokuar probleme të shoqërisë bën që të arti të humbasë vlerën dhe forcën e ndryshimit. Kjo bën që shumë prej artistëve të rinj, të varen nga forca institucionale dhe nga aktivitete të planifikuara pa arritur të krijojnë ndryshimin e mundshëm. Mungesa e mentorëve, eksperiencave të reja dhe shpërndarjes të aktiviteteve në nivel vendor, bën që lidhja mes qeverisjes vendore dhe artistëve lokalë jetë minimale apo inekzistente. Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore e artistike, ajo është bërë edhe magneti kryesor i artistëve duke mbyllyr mundësitë e zhvillimit kulturor në rang vendor. Konkretisht, nëse numri i lartë i artistëvë të rinj të pavarur të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë rritet, kryeqyteti nuk do të ketë mundësi mikëpritje për të gjithë ata duke i detyruar të drejtohen në profesione të tjera të padëshiruara. Përpos kësaj, qytetet e tjera nuk do të kenë mundësi të marrin edukim kulturor nga artistë të rinj edhe me prejardhje nga qytetet më të vogla krahasimisht me Tiranën. Me kalimin e kohës kjo temë është bërë më delikate, pasi numri i aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në bashki vendore është i ulët e i papërfillshëm në rang vjetor. Studentët të Fakultetit të Arteve Tiranë, ardhur nga qytete të ndryshme drejt Tiranës, nuk arrijnë të kthehen në vendbanimet e tyre pasi u mungon hapësira për të ushtruar profesionet e tyre. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Advokim dhe lobim mbi pushtetin vendor për për ngritjen e qendrave kulturore dhe pasurimin e aktiviteteve artistike në bashkitë e propozuara nëpërmjet aktivizmit kreativ. 1. Nxitja e debatit për përmirësimin e jetës artistike midis qeverive vendore dhe artistëve të rinj për propozimin e metodologjive të reja bashkëpunimi mes qytetarëve dhe qeverive vendore. 2. Përfshirja dhe angazhimi i të rinjve në adresimin e cështjeve me rëndësi për komunitetet duke i bërë qytetarë dhe aktorë aktiv lidhur me jetën artistike dhe kulturore të qytetit 3. Ndërtimi i një modeli të ri për përmirësimin e aktiviteteve kulturore në Bashkitë e Propozuara, duke përfshirë dhe komunitetin e artistëve lokalë. |
Aktivitetet kryesore |
Qëllimi i projektit është stimulimi i aktivizmit dhe angazhimit qytetar për të advokuar problematikat lokale përmes aktivizmit kreativ. Projekti do ju japë mundesi amatorëve të rinj krijues, aktivistëv të shoqërisë civile (nuk përjashtohen dhe qytetarë të thjeshtë) të nxjerrin në pah problematika në lidhje me mungesën e sherbimeve shërbimeve publike dhe sociale pranë zonës/komunitetit ku jetojnë, nëpërmjet formave simbolike artistike të artit urban – video, art-grafiti, postera, fotografi, teatër, performancë etj. Projekti ka qëllim ti kthejë në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj autoriteteve dhe të forcojë rolin e pjesëtarëve të komunitetit, ti detyrojë institucionin të shohë më tepër nga qytetari. Aktiviteti 1 - Prezantim i projektit në Bashkinë e Ersekës dhe Pukës Aktiviteti 2 dhe 3 - Krijimi i grupit të artistëve dhe aktivistëve lokalë nga OJF Partnere Aktiviteti 4 - Trajnim/punëtori disa ditore në Ersekë dhe Pukë për të ngritur bashkëpunimin midis grupeve të krijuara Aktiviteti 5 - Krijimi i rezidencave artistike në qytetet e propozuara dhe evidentimi i hapësirave me vlera kulturore në qytete. Aktiviteti 6 - Organizimi i performancave në hapësirat e gjetura dhe eventet përmbyllëse në Ersekë dhe Pukë Aktiviteti 7 - Krijimi i një katalogu përfundimtar me publikimet mediatike. |
Rezultatet e pritshme |
1. Koordinimi i artistëve të rinj me qeveritë vendore. 2. Zhvillimi i seancave dhe performancave artistike duke angazhuar 20 artistë të rinj lokalë dhe jo vetëm. 3. Realizimi i rezidencës artistike duke përfshirë bashkinë vendore dhe grupin kreativ të krijuar. 4. Ndërhyrja në hapësirat publike nëpërmjet aktivizmit kreativ për të krijuar impakt në bashkitë vendore. 5. Krijimi i shembullit për rezidenca artistike funksionale përgjatë një viti. 6. Bashkëpunim i suksesshëm me qeveritë vendore për planifikimin e hapjes së qendrave kulturore. 7. Publikimenë media për të promovuar aktivitetet kulturore. 8. Të ngrihet një model ndërhyrje në hapësirat publike, në mënyrë që të arrihet dialogu dhe komunikimi midis krijuesve, komunitetit, politikbërësve dhe artistëve të rinj. |
Përfituesit kryesorë |
Artistet e rinj, Strukturat e qeverisjes vendore, Turizmi lokal |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë