Titulli i Projektit të Propozuar |
Advokimi ligjor një mjet për organizimin komunitar në bashkinë Fier |
Arsyetimi i Propozimit |
Projekt propozimi lidhet natyrisht me Drejtimin 2 te thirrjes se LA sepse aktivitetet janë formuluar me aksione konkrete për shfrytëzimin e mjeteve ligjore nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve që do të ofrojë eksperti ligjor. Banorët e zonës do të fitojnë aftësi për tu angazhuar dhe përdorur instrumentat ligjor institucionalë për informimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe qytetarët do të angazhohen në një ndërmarrje konkrete sic është përmirësimi i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe shtrimi rrugeve te brendshme. Ata jo vetëm do të advokojnë që ky prioritet të përfshihet në projektet dhe financimin e buxhetit tëbashkisë por do të angazhohen dhe në “monitorim dhe veprim” me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve vendore. Kësisoj në mënyrë konkrete ky projekt do të arrijë ndërhyrje të cilat nxisin aktivizmin qytetar nëpërmjet informimit dhe edukimit si dhe duke mundësuar ndërmarrjen e monitorimeve proceduriale të veprimtarisë së qeverisjes vendore të cilat duhet të pasohen nga nisma konkrete sic është financimi dhe zbatimi i projektit të përmirësimit të ujërave të zeza dhe shtrimit te rrugeve te brendshme në zonën e Drizës. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Organizimi i komunitetit për të advokuar për të detyruar bashkinë Fier për projektimin dhe financimin e rrjetit të kanalizimeve te ujrave të zeza në zonën e Drizës. Objektivat specifike janë: 1. Krijimi, aftësimi i një grupi që të advokojnë për investimin në kanalizimet e ujrave të zeza si dhe shtrimin e rrugeve te brendshme. 2. Advokimi me strukturat përgjegjëse dhe monitorimi i Bashkisë Fier për hartimin dhe financimin e projektit për kanalizimet e ujrave të zeza dhe shtrimin e rrugeve te brendshme në zonën e Drizës. |
Aktivitetet kryesore |
1. Takim prezantues i projektit. 2. Takime derë me derë me banorët për të diskutuar mbi problematiken me banorët e Drizës. 3. Takim ku diskutohet për krijimin e grupit advokues si dhe mënyrat e advokimit 4. Takim me banorët ku informohen mbi Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore dhe perdorimin e mjeteve ligjore. 5. Takim me përfaqësues të Institucionit Vendor Fier, per t’i nxitur per hartimin e projektit. 6. Takim me anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier, per t’i informuar mbi problematiken. 7. Takim i përbashkët me banoret, perfaqesues te institucioneve te pavarura kombetare dhe nderkombetare qe merren me mbrojtjen e drejtave te njeriut per te diskutuar mbi problematikat. 8. Takim me përfaqësues te Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të advokuar për financimin e projekteve të realizuara. 9. Takim për t’i informuar zerat e buxhetit te vitit 2022 dhe diskutimi per te kerkuar ndryshimet ne buxhet. 10. Peticion. 11. Prodhime mediatike. 12. Takim përmbyllës i publikimit të arritjeve të projektit. |
Rezultatet e pritshme |
Informimi dhe aftësimi i 30 gra/ 20 burra mbi ligjin “Për qeverisjen vendore”,
30 gra/ 20 burra te trajnuar mbi mjetet dhe mënyrat e advokimit 100 pjesëmarrës te informuar mbi efektet pozitive të organizimit komunitar 10 anëtarë të pushtetit lokal dhe keshillit bashkiak te perfshire ne llogaridhenie
Hartimi, financimi projektit për kanalizimet e ujrave të zeza dhe shtrimin e rrugeve te brendshme në zonën e Drizës. Krijimi i marrëdhënies llogaridhënëse midis pushtetit lokal dhe banirëve të zonës nëpërmjet problematikës konkrete. |
Përfituesit kryesorë |
300 familjet (1000 banorët) e minoritetit rom në zonën e Drizës. Ndër to 200 fëmijë, 100 të moshuar si dhe 450 gra. |
Kohëzgjatja e projektit |
10 Muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Fier–Njesia administrative Drize) |
Grupi i punës |
Eduart Koci Drejtor i projektit Gjyljana Bakalli Kordinatore projekti Rovena Petani Financiere e projektit Denada Kallolli Eksperte per fushaten advokuese Gentian Sejrani Eksperte ligjore Panajot Alushi Lehtesues Klaudina Kuci Lehtesus Blerta Lata Eksperte per median |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Eduart Koci Drejtues Ekzekutiv i organizatës "Të gjithë sëbashku për integrimin e romëve", Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., +355698154740 Gentian SejraniDrejtues Ekzekutiv i organizatës ”Për drejtësi Sociale" Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., +355698836881 |
Partnerët në projekt |
“Për Drejtësi Sociale” |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë