Titulli i Projektit të Propozuar |
Aftësimi i komuniteteve dhe grupeve të cënueshme për të njohur dhe përdorur shërbimet vendore |
Arsyetimi i Propozimit |
Projekti synon monitorimin e zbatitmit të skemës së re të vlerësimit bio-psikosocial për aftësinë e kufizuar nëQarkun Tiranë, bashkitë Kamëz dhe Vorë, me synim ofrimin e rekomandimeve (të konsultuara me grupet e interesit) për përmirësimin e zbatimit tëreformës.Kjo nevojë bazohet në a-problematikat e hasura gjatë zbatimit të sistemit të ri të vlerësimit për aftësinë e kufizuar, b-Personat me aftësi të kufizuar si grup risku ( 74.194 në të gjithë Shqipërinë), c- sistemi i ri i vlerësimit bio-psiko-social po zbatohet vetëm në 2 qarqe,ndërsa shtrirja në nivel kombëtar do të bëhet në mënyrë graduale. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi:
Objektivat specifik · Identifikimi i çështjeve dhe problemeve në sistemin aktual të vlerësimit të aftësisë së kufizuar që gjenerojnë efekte negative në cilësinë e jetës së këtyre qytetarëve; · Realizim i proçesit të konsultimit dhe diskutimit me përfaqësues të MSHMS, përfaqësues të bashkive, përfaqësues të shërbimit social shtetëror, komunitetet e prekura drejtpërdrejt nga këto ndryshime, për ndërhyrjet dhe ndryshimet që duhet të bëhen në sistemin e ri të vlerësimit ende pa u shtrirë në nivel kombëtar; · Aftësimi i komuniteteve përmes fushatave informuese të komunikimit mbi rëndësinë dhe mundësitë eprogramit të reformuar të aftësisë së kufizuar. |
Aktivitetet kryesore |
1. Fokus grupe dhe intervista të thelluara me grupet e interest, si: punonjësit shëndetësorë, ekspertë politikash shëndetësore, të sëmurë kronikë dhe familjarë të tyre për të identifikuar problematikat e hasura gjatë zbatimit të sistemit të ri të vlerësimit dhe nevojat përgjatë kësaj periudhe. 2. Raport Monitorimi i shoqërisë civile, i përgatitur nga ekspertë të politikave me rekomandime për përmirësimin e zbatimit të reformës së re 3. Takime teknike me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale 4. Fushatë mediatike për prezantimin e dokumentit, rekomandimeve dhe ushtrim presioni për ndryshimin e politikave përmes shkrimeve në media. 5. 2 dëgjesa publike me Kryetarët e Bashkive (apo përfaqësues të bashkive) me Personat me Diabet dhe PAK 6. Fushatë informues/ndërgjegjësuese me komunitetin mbi rëndësinë dhe mundësitë eprogramit të reformuar të aftësisë së kufizuar; mundësitë dhe format e ankimimit |
Rezultatet e pritshme |
1. Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për reflektimin e rekomandimeve të dala në raportin e monitorimit të skemës së re të vlerësimit bio-psikosocial 2. Përfshirja e grupit të PAK në përgatitjen rekomandimeve 3. Rritja e ndërgjegjësimit publik lidhur me Ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” dhe rolin e njësive të vetëqeverisjes vendore, në të cilat zbatohet modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar 4. Aktivizim i pushtetit vendor për përfshirjen e qytetarëve në dëgjesa publike 5. Të paktën 150 persona të përfshire në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjatë implementimit të aktiviteteve |
Përfituesit kryesorë |
Përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë të paktën 150 fëmijë dhe të rritur me diabet (dhe me aftësi të tjera të kufizuara) në Bashkitë Vorë dhe Kamëz që do të përfshihen drejtpërdrejt në aktivitetet e projektit; përfitues të drejtpërdrejt do të jenë edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, Bashkia, e cila do të krijojë ura komunikimi/bashkëpunimi me target grupet e synuara Nga aktivitetet e ketij projekti, perfituesit e prekur indirekt do të jenë: · 1,292 PAK në Bashkinë Kamëz · Numri i PAK në Bashkinë Vorë · 80 mije persona me diabet (1200 janë fëmijë me diabet) · Personat me aftësi të kufizuar në gjithë Shqipërinë (74.194 persona) · Familjarët e personave me aftësi të kufizuar |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Kamëz Bashkia Vorë |
Grupi i punës |
Ornela Laze – Drejtor projekti Marilda Hysa - Koordinatore projekti Denisa Celami- Eksperte e vizibilitetit Arben Llapi - Ekspert Ligjor |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Florian Toti |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë