Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“Dua ajrin tim” - Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra

Titulli i Projektit të Propozuar

“Dua ajrin tim” - Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra

Arsyetimi i Propozimit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit e rendit Korçën si një ndër qytetet më të ndotur në stinën e dimrit dhe shkaku kryesor është përdorimi i lartë i druve të zjarrit për ngrohje. Situata është e njëjtë edhe në Pogradec, pasi në këtë bashki, burimi i ngrohjes për 99% të banorëve të zonës, janë drutë e zjarrit. Pavarësisht detyrimeve ligjore, Bashkitë e Korçës dhe Pogradecit nuk ka marrë angazhime serioze në drejtim të reduktimit sezonale të ajrit. Sipas ekspertëve termoizolimi i banesave do të ishte një alternativë e mirë për këto qytete, duke qenë se ul me rreth 50% përdorimin e energjisë, që në këtë rast janë drutë e zjarrit. Rrjedhimisht, ulja e konsumit të druve do të reduktonte edhe emetimin e ndotësve në ajër e për pasojë do të ndikonte pozitivisht në reduktimin e ndotjes sezonale të ajrit në këto qytete. Por, deri më tani këto bashki nuk kanë planifikuar asnjë masë bashkëfinancimi, si formë për të stimuluar këto investime nga ana e qytetarëve. Ndërkohë që, tashmë ka shembuj konkretë sesi “Fondi i Komunitetit”, po aplikohet përmes bashkë-financimit nga buxhetet e bashkive. Përshembull, në Tiranë, përmes kësaj skeme, janë mbështetur të paktën 50 projekte. Paralelisht, qytetarët janë pak të informuar mbi alternativat e ngrohjes, sikurse është ngrohja me pellet, apo plani për ndërtimin e një TEC-i me gaz në qytetin e Korçës, për shkak të fazës aktuale, në të cilën ndodhet ky projekt. Kjo pasi, në mars të vitit 2019, Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk aprovoi lejen, duke bllokuar projektin për ndërtimin e tij. Në këto kushte dhe në zbatim të kompetencave që i ngarkon ligji, shihet si domosdoshmëri rritja e presionit qytetar ndaj Bashkisë Korçë dhe Pogradec për të ndërmarrë hapa konkretë, në drejtim të uljes sezonale së ndotjes së ajrit në këto qytete, duke forcuar komunitetet lokale përmes rritjes së ndërgjegjësimit mbi alternativat e ngrohjes dhe njohurive mbi instrumentet konkretë për të ndikuar në vendimmarrjen e bashkive.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: Rritja e presionit qytetar dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të ushtruar presion ndaj Bashkisë Korçë dhe Pogradec, për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Objektivi 1: Vlerësimi i fizibilitetit të investimit në termoizolimin e banesave dhe reduktimit të ndotjes së ajrit nëpërmjet auditimit energjetik, si një model për investime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Objektivi 2: Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi alternativat e ngrohjes dhe instrumenteve konkretë të presionit për të ndikuar në vendimmarrjen e bashkive.

Aktivitetet kryesore

A1. Hartimi i raporteve të auditimit energjetik në banesa A2. Realizimi i fushatës së ndërgjegjësimit me banorët e zonës, mbi alternativat e ngrohjes në Bashkitë Korçë dhe Pogradec. A3. Organizimi i 6 forumeve me qytetarët e Korçës dhe Pogradecit për konsultimin e raporteve të auditimit energjetik dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar. A4. Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për caktimin e “Fondit të Komunitetit”.

A5. Nënshkrimi i marrëveshjes së dokordësisë për bashkëfinancimin e termoizolimit në banesa. A6. Prezantimi i raporteve, peticionit dhe marrëveshjes së dakordësisë në Këshillin Bashkiak A7. Organizimi i 4 marshimeve “Dua ajrin tim”.  A8. Realizimi i 9 kronikave/ shkrimeve në media A9. Realizimi dhe shfaqja e 1 videoje ndërgjegjësuese A10. Realizimi i 2 infografikëve A11. Realizimi i roadmap-it të projektit.

Rezultatet e pritshme

R1: 2 raporte të auditimit energjetik të 2 banesave në Korçë dhe Pogradec si një instrument referimi në të ardhmen.

R2. Analiza kosto-përfitim e alternativave të ngrohjes.

R3: 2 peticione të nënshkruar nga qytetarët në Korçë dhe Pogradec, si një mjet presioni ndaj bashkive

R4: 2 marrëveshje dakordësie në Korçë dhe Pogradec për bashkëfinancimin e termoizolimit në banesa

R5: Rritje e ndërgjegjësimit dhe angazhimit qytetar në vendimmarrje.

R6: Presion i rritur qytetar, ndaj bashkive për marrjen e masave konkrete për reduktimin e ndotjes sezonale të ajrit në qytet.

 

Përfituesit kryesorë

Qytetarët e bashkive: Korçë dhe Pogradec. Institucionet lokale të zonës së zbatimit.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të projektit

Bashkitë: Korçë dhe Pogradec

Grupi i punës

1. Ola Mitre - Drejtore e projektit. 2. Dorina Gërmenji - Koordinatore e projektit. 3. Giorgio Mustafaraj - Ekspert i auditimit të energjisë.  4. Rodion Gjoka - Ekspert mjedisi 5. Klodian Muço - Ekspert i financave vendore. 6. Katerina Tërpo - Eksperte e medias. 7.  Besjana Guri - Eksperte e Marrëdhënieve me Publikun. 8 . Ervin Postoli - Moderator.  9. Rozeta Bimbli –Financier.

Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të)

Brunilda Zguro

Partnerët në projekt

“All Green Centre”

Organizata Zbatuese: Arti në duart e gruas
Zona e zbatimit: Bashkia Korcë, Bashkia Pogradec
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153