Titulli i Projektit të Propozuar |
Edukimi i qytetarëve mbi rëndësinë e procesit të riciklimit dhe ndarjes së mbetjeve në burim. |
Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Prej vitesh infrastruktura e përpunimit të mbetjeve pothuajse nuk egziston në qytet. Si rezultat i ndryshimeve urbanistike dhe situatës së krijuar me rindërtimet, numri i koshave ku hidheshin mbetjet dhe pozicionet e tyre nuk janë më. Me pamjen e re urbanistike që po merr Shijaku, është e domodoshme që mbetjet urbane të ndahen që në burim për një qytet të pastër. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Nëpërmjet realizimit të këtij projekti pritshmëria më e madhe është pregatitja e nxënësve dhe të rinjve për të ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve urbane në burim nëpërmjet edukimit dhe lobimit pranë institucionit vendor. |
Aktivitetet kryesore |
1. Mbledhja e grupit të punës; 2. Hartimi i një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Shijak; 3. Trainimi i vullnetarëve nga sekretariati i këshillit bashkiak; 4. Seanca e informimit me nxënës klasa 1-5 në secilën shkollë; 5. Pjesëmarrja e grupit të vullnetarëve në mbledhjen e këshillit; 6. Veprimtari Praktike me nxënës klasa 1-5 në secilën shkollë; 7. Aktivitet masiv “Panairi i riciklimit”; 8. Pjesëmarrja e grupit të vullnetarëve në mbledhjen e këshillit; 9. Hartimi i kërkesës drejtuar pushtetit vendor dhe dorëzimi i saj pranë sekretariatit të këshillit bashkiak; 10. Takim i grupit të vullnetarëve me komisionin e ekonomik të këshillit bashkiak; 11. Pjesëmarrja e grupit të vullnetarëve në mbledhjen e këshillit. 12. Takim gjithëpërfshirës për prezantimin e rezultateve të projektit. |
Rezultatet e pritshme |
1.Edukimi i brezit të fëmijëve 6-10 vjeç që të riciklojnë. 2.Fuqizimi i të rinjve për tu aktivizuar në probleme komunitare dhe për të organizuar e dorëzuar një kërkesë drejtuar bashkisë. 3.Forcimi i marrëdhënieve qytetar-njësi vendore nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në mbledhjet e këshillit bashkiak. 4 Vendosja e koshave të mëdhenj të riciklimit në oborret e shkollave dhe parkun e qytetit nga bashkia. |
Përfituesit kryesorë |
Banorët e Bashkisë Shijak. (27.861 banojrë në qytet dhe rrethina) dhe në mënyrë specifike 9661 banorë të ndarë në tri lagje të mëdha; lagjia “Popullore”, lagjia “Kodër” dhe lagjia “Erzen”, nxënësit e shkollave: “Petrit Llaftiu”, “Lidhja Prizrenit”, “Muharrem Dollaku” |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
6 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Shijak |
Grupi i punës |
Anduana Shahini (Drejtuese), Shqipe Nerjaku (mësuese), Enirjeta Çarçani (mësuese), Fatbardh Kasa (mësues), Matilda Vora (lehtësuese), Xheni Vezi (lehtësues), vullnetarë. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë