Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Fuqizimi i Këshillit Rinor Peqin

Titulli i Projektit të Propozuar

Fuqizimi i Keshillit Rinor Peqin

Arsyetimi i Propozimit

Si një e drejtë legjitime për krijimin dhe funksionimin e këshillave rinor në çdo Bashki, kjo e përcaktuar edhe në ligj, në qytetin e Peqinit nuk ka një këshill rinor sepse nga ndërrimi i pushtetit këshilli i formuar kohë më parë u shpërbë dhe stafi i bashkisë nuk ka kapacitete për ta ngritur një këshillw të tillë.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi: - Fuqizimi dhe aktivizimi i të rinjve në proçeset vendimmarrëse në nivel lokal.

Objektivi 1 - Informimi i komunitetit dhe ngritja e kapaciteteve të të rinjve në Peqin mbi qeverisjen lokale, proceset demokratike dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje;

Objektivi 2 - Të rinjtë kontribuojnë në vendimmarrje duke mbrojtur dhe krijuar Këshillin Rinor të Peqinit në bashkëpunim me strukturat vendore.

Aktivitetet kryesore

Zhvillimi i sesioneve informuese me të rinjtë e shkollave të Peqinit, Karinës, Gjocaj, Pajovë, Përparim dhe Shezës; Formalizimi i grupit, përgatitjen e statutit dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimi me Kryetarin e Bashkisë Peqin;

Trajnimi i të rinjve në Akademinë verore dhe dimërore të Vendimmarrjes; Të rinjtë janë pjesë e konsultime për buxhetin dhe planin e veprimit vjetor të Bashkisë Peqin dhe ndërrmarin iniciativa avokuese për komunitetin; Krijimi i një Video për angazhimin dhe rezultatet e arritura nga të rinjtë e Këshillit Rinor.

Rezultatet e pritshme

Krijimi i Këshilli Rinor i Peqinit; 200 të rinjë dhe 20 përfaqësues të autoriteteve lokale (60% femra dhe 40% meshkuj do të jenë të

informuar drejtpërdrejtë përmes takimeve informuese mbi rëndësinë e përfshirjes të të rinjve në proceset vendimmarrëse; 300 të rinjë do të shprehin perceptimin dhe kënaqësinë e tyre në lidhje me situatën aktuale të qeverisjes lokale dhe rinisë në Bashkinë Peqin përmes anketimit online dhe face to face; Përgatitjen e statutit dhe nënshkrimi i një Memorandumi; Të rinjtë ndërrmarin tre iniciativa avokuese dhe lobuese për komunitetin e tyre duke i adresuar tek pushteti vendor.

Përfituesit kryesorë

Përfitues direkt të projektit do të jenë 200 të rinjë të qytetit të Peqinit dhe njësive Administrative Karinës, Gjocaj, Pajovë, Përparim dhe Shezë.

   

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

11 Muaj

Zona e zbatimit të projektit

Bashkia Peqin

Grupi i punës

Drita Krasniqi – Menaxhere Projekti;

Migena Varoshi - Financiere Projekti;

Saimir Bakalli - Ekspert;

Gentjan Mano - Ekspert;

Arnel Bega - Ekspert

Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të)

Drita Krasniqi

Organizata Zbatuese: Fondacioni Joscelyn
Zona e zbatimit: Bashkia Peqin
Kohëzgjatja: 11 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153