Titulli i Projektit të Propozuar |
Komunitetet Qytetare të Energjisë së Rinovueshme (KQE) – Farëzimi dhe aktivizimi për herë të parë në Shqipëri |
Arsyetimi i Propozimit |
Pas dekadash pune për të formular politikat e energjisë dhe klimës për një sistem energjie të decentralizuar, demokratik dhe të dekarbonizuar, hapat e ardhshëm për qytetet dhe qytetetarët janë të transformojnë të gjithë metabolizmin e tyre me një qasje neutrale ndaj klimës. Ndërtimi i KQE-ve nënkupton nxitjen e ndërvarësisë midis sektorëve, territoreve, lojtarëve ekonomikë, socialë dhe kulturorë dhe drejtuesve të qyteteve në mënyrë që të ndajnë vlerat dhe mirëqënien në shkallë lokale. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, strukturave menaxhuese të komunitetit dhe aktorëve politikbërës vendorë përmes: Ø Formulimit struktural dhe nxitjen e ngritjes së KQE-ve permës njohurive të marra nga projekti Ø Ofrimit të zgjidhjeve teknike dhe hartimin e plan bizneseve sociale sipas koncepteve të reja të KQE-ve me synim uljen e kostove të energjisë në komunitet Ø Përkrahjes dhe forcimit të politikave të gjelberta për mjedisin Ø Adresimit të hapësirës ligjore dhe rregullatore për KQE-të përmes advokimit për cështjet e të drejtës funksionale të tyre. |
Aktivitetet kryesore |
1. Analiza dhe angazhimi i strukturave lokale publike dhe i grupeve sociale të targetuara 2. Përgatitja e moduleve të trajnimit/workshop-et, publiciteti/marketimi i skemave të KQE-ve 3. Realizimi i trajnimeve/workshopeve me grupet sociale, OJQ-të dhe grupet e biznesit. 4. Advokimi për hapësirën ligjore të KQE-ve në tregun e energjisë së rinovueshme |
Rezultatet e pritshme |
1. Paketë me njohuri mbi strukturën dhe funksionimin e KQE-ve 2. Paketë model mbi zgjidhjet teknike dhe plan bizneset sociale sipas koncepteve të reja të KQE-ve 3. Dokument analitik dhe me propozime mbi hapësirën ligjore dhe rregullatore për KQE-të ne Shqiperi 4. Plan Veprimi për krijimin e Laboratorit të Inovacionit KQE 5. Inicim i procesit të advokimit mbi KQE-te dhe arritja e Memorandumit të Mirëkuptimit me Grupin e Interesit |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e përfshirë drejtpërdrejtë në aktivitetet e projektit, së bashku me Administratorët dhe anëtarët e Bordeve të Ndërtesave që informohen dhe trajnohen mbi skemat e aplikimit të KQE |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Tiranë |
Grupi i punës |
· Uarda Koci: Drejtor Programi/ menaxhere projekti · Dolora Bejte: financiere · Andrian Vaso: ekspert mjedisi & zhvillimi institucional · Skerdilajd Anagnosti: ekspert social · Valbona Mazreku: eksperte e zhvillimit në komunitet · Albert Shira: ekspert për energjinë e rinovueshme · Neritan Kariqi: ekspert ligjor dhe plan biznesi social · Klesta Seseri: eksperte marketimi & eksperte e mediave · Arnold Kajolli: ekspert i rrjeteve sociale, marketimi dixhital · Henri Dimo: ekspert dizenjimi · Henri Koci: videograf |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Zhuljeta Ndrico Përfaqësuese e Përgjithshme |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë