Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Për një proces rindërtimi më të përgjegjshëm

Titulli i Projektit të Propozuar

Për një proces rindërtimi më të përgjegjshëm

Arsyetimi i Propozimit

Termeti i 26 nentorit 2019 la pasoja te medha ne ndertesa ne disa bashki. Nje program i dedikuar u pergatit per te perballur pasojat. Nje ministri e dedikuar, Ministria e Rindërtimit, u ngarkua me pune per procesin e rindertimit. Akti Normativ nr. 9/2019 u miratua si pjese e kuadrit ligjor. Deri me sot jane paraqitur zyrtarisht 70357 aplikime dhe jane dizenjuar 33 zona te reja per zhvillim. Res Publica, gjate veprimtarise se saj ka konstatuar ne nje prej zonave, ajo e Kombinatit ne Tirane, se procesi i rindertimit, me perfshirje direkte te Bashtisë Tirane, janë plainifikuar dhe vijon shembja e dhjetera godina te shenuara si te demtuara ne nje mase me te madhe nga realiteti. Keshilli Bashkiak i Tiranes ka marrë vendim per prishjen e mbi 60 godinave në Tiranë. Nga verifikimet e akteve te ekspertimit dhe oponencave teknike vihet re se ka difekte serioze ne keto akte. Deri më sot, 4 godina po mbrohen me  masa sigurie të dhene nga gjykata. Komuniteti i zones eshte skeptik dhe njekohesisht i paorganizuar. Ne zona te tjera, nje situate krejt e kundert paraqitet, ku godina shume te demtuara paraqiten me pak deme, duke ulur shpenzimet per riparimin e tyre. Ne keto kushte nevojitet nje monitorim i situates, analize e rasteve dhe veprim ligjor, permes nje komuniteti te organizuar.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi i projektit është: Rritja e pergjegjshmerise ne procesin e rindertimit, duke sfiduar abuzimet e mundshme.

Objektivat specifike jane: (1) Rritja e transparences se procesit te rindertimit; (2) Ndergjegjesimi i komunitetit te zonave te prekura per mundesite e sfidimit te abuzimeve; (3) Fuqizimi i komunitetit te zonave te prekura përmes organizimit dhe ofrimit të ndihmës juridike; (4) Aktivizimi i komunitetit qe te reagoje ne rruge administrative, gjyqesore dhe mediatike.

Aktivitetet kryesore

1.1 – Kerkimi dhe mbledhja e informacionit zyrtar mbi vendimmarrjet e autoriteteve publike; 1.2 – Sfidimi i mosdhenies se informacionit permes ankimeve administrative e gjyqesore; 1.3 – Publikimi i informacioneve te mbledhura ne nje rubrike te dedikuar ne faqen e internetit Publeaks.al; 2.1 – Takime me komunitetin e prekur per ti prezantuar mundesite e mbrojtjes nga abuzimet; 2.2 – Pergatitja dhe shpërndarja e nje materiali te permbledhur informues per te drejtat e tyre specifike; 2.3 – Reklamimi i materialeve ne rrjetet sociale dhe media; 3.1 - Advokimi i nismes per te ngritur nje shoqate te komunitet te prekur; 3.2 - Hartimi i dokumentacionit baze per te themeluar dhe regjistuar shoqaten; 3.3 – Ofrimi i ndihmes juridike ne hartimin e kerkesave, peticioneve; 3.4 – Angazhimi i eksperteve te pavarur per te analizuar eskspertimet teknike qe kane sherbyer si baze teknike per vendimmarrjen; 4.1 - Takime dhe veprimtari te tjera lobuese me Bashkine Tirane; 4.2 – Dhenia e ndihmes juridike per procedurat e duhura ligjore, administrative dhe gjyqesore; 4.3 – Ushtrimi i presionit publik (permes medias dhe rrjeteve sociale) ne rast te evidentimit te abuzimeve nga autoritetet.

Rezultatet e pritshme

(1) Procesi i rindertimit do te behet me transparent. Publiku do te kete mundesi te njohe detaje nga ky process, sidomos ato teknike mbi te cilat eshte bazuar vendimmarrja e autoriteteve; (2) Komuniteti i prekur do te kete ide me te qarta rreth te drejtave te tyre, duke shmangur skepticizmin dhe neperkembjen nga autoritetet; (3) Komuniteti do te jete me i organizuar dhe per pasoje do te kete mundesi me te mira te mbrojë te drejtat e tyre dhe interesin publik; (4) Pjesetaret e komunitetit behen aktive duke advokuar per te drejtat e tyre, duke sjelle si rezultat korrigjimin e veprimeve administrative permes presionit mediatik dhe kontrollit gjyqesor.

Përfituesit kryesorë

Të paktën 6000 banore te zonave te demtuara nga termeti, në zonën e Tiranës. Përfitues është edhe i gjithë publiku, përmes përdorimit të përgjegjshëm të fondeve publike.

Kohëzgjatja e projektit

12 muaj

Zona e zbatimit të projektit

Tiranë

Grupi i punës

Drejtor i Projektit – Dorian Matlija; Koordinator – Esmeralda Hoxha; Ekspert ligjor – Irene Dule; Ekspert teknik – Sonila Maraj; Gazetar – Lindita Cela; Specialiste FOI – Brunilda Qershori

Përfaqësuesi ligjor (për OJF)

Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv

Organizata Zbatuese: Qendra “Res Publica”
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153