Titulli i Projektit të Propozuar |
RIINTEGRIM vs PËRJASHTIM - Riintegrimi social i të Miturve “në konflikt me ligjin” dhe “ish të dënuar” në Bashkitë e Tiranës dhe Kamzës |
Arsyetimi i Propozimit |
Projekti ynë sjell në fokus MARRËDHËNIEN midis PUSHTETIT VENDOR dhe këtij kontigjenti vulnerabël QYTETARËSH të cilët kanë të drejta të sanksionuara në ligje për të marrë shërbime vendore: A i marrin? Si i marrin? Çfarë duhet përmirësuar? Sipas informacioneve paraprake të marra (prill-maj 2021): Ø Në Drejtorinë e Përgjithëshme të Shërbimit të Provës dhe në Institutin e Riintegrimit të të miturve Kavajë, numri më i madh (në rang vendi) i të miturve në konflikt me ligjin dhe të miturve “ish të dënuar” janë përqendruar në Bashkinë Tiranë (47%), Bashkinë Kamëz (29%). Edhe numri i të miturve recidivistë është shumë i madh (Bashkia Tiranë 33%; Bashkia Kamëz 21%, në rang vendi – sipas një studimi të vitit 2019, të Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve). Ø Përveç të miturve, familjet e të cilëve janë banorë prej vitesh në Bashkinë e Tiranës, ka edhe mjaft të mitur familjet e të cilëve janë shpërngulur në Tiranë pas procesit gjyqsor të fëmijëve të tyre, apo gjatë kohës së ata vuanin dënimin/paraburgimin. Ø Edhe në Bashkinë e Kamzës ka një fluks migrator të familjeve, sidomos nga zonat veriore, pas kryerjes së krimeve nga fëmijët e tyre. Sipas informacioneve, ata vijnë për t’u shpëtuar akteve të gjakmarrjes. Ø Në të dyja bashkitë, nuk ka vlerësime konkrete të shkallës së informacionit për shërbimet vendore që u njihen me ligji këtyre të miturve dhe familjarëve të tyre. Duke qenë një “komunitet” me problemeve të theksuara sociale-ekonomike dhe i painformuar, rezulton i vështirë në mos po i pamundur, përdorimi i të drejtës për të përfituar shërbimeve të ndryshme vendore. Ø Në Bashkinë Kamëz, Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, si institucioni vendor përgjegjës për ndjekjen e çdo rasti konform detyrimeve të vendosura nga gjykata ka të punësuar vetëm 1 (një) specialist, i cili përmbush edhe detyra të tjera që lidhen me nevojat rajonale të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës. Ø Ndërsa në Tiranë, ndonëse ka problematika të tjera, “Njësia për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës” ka nga një të punësuar, specialist, në 11 NJA-të e qytetit dhe në NJA të ndryshme ka gjithashtu praktika të punësimeve me kohë të pjesëshme të specialistëve, kur ka nevojë për trajtim të disa rasteve. Pra në Bashkinë e Tiranës mund të konstatojmë dhe evidentojmë Praktika të mira që do të shërbenin konkretisht edhe për Bashkinë e Kamzës (dhe më gjerë, për bashkitë e tjera të vogla e me kapacitete të kufizuara për trajtimin e këtij kontigjenti). Çështjet konkrete që kërkojmë të adresojmë përmes ndërhyrjes tonë janë dy: 1. Si dhe sa i përmbush Pushteti vendor detyrimet ligjore ndaj këtyre të miturve gjatë kohës që vuajnë dënimin alternativ pa heqje lirie duke u fokusuar në funksiononimin e “Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës” në dy bashkitë, Tiranë dhe Kamëz. 2. A kanë këta të mitur dhe familjet e tyre akses në shërbimet e tjera vendore si punësim; strehim social; shërbimet e Kujdesit Shoqëror, etj. Të gjitha Aktivitetet e planifikuara në kuadër të kësaj ndërhyrjeje që nga: Monitorimi dhe advokimi i çdo rasti të kampionuar; Raportimi dhe Targetimi i problematikave për t’u zgjidhur; Lobimi dhe Mediatizimi i rasteve konkrete; do të mbështeten në të Drejtën ligjore që rrjedh nga legjislacioni në fuqi për target-grupin tonë: Ø LIGJI Nr. 139/2015, Neni 3 sanksionon si Mision të Vetëqeverisjes vendore (pika d) “Realizimi i shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë” dhe (pika e) “Realizimi i shërbimeve në përputhje me standardet e kërkuara me ligj, ose akte të tjera normative”. Dhe kryesisht në ligjet e poshtëcituara ku sanksionohet detyrimi që pushteti vendor të përfshijë në mënyrë eksplicite kategorinë e “të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit” si qytetarë që gëzojnë të drejtën të marrin shërbime vendore: Ø LIGJI Nr. 121/2016 Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë: Neni 6/Pika d) [...]; Ø LIGJI Nr. 22/2018Për Strehimin Social: “Të drejtën për të përfituar nga programi i banesave sociale të specializuara pas lirimit ose kryerjes së programeve rehabilituese, [...]; Neni 13/ Pika 4; Neni 34/ Pika 3/ k); Neni 58/ pika ç); Neni 61/ Pikat 1-5. Ø LIGJI Nr. 15/2019 Për Nxitjen e Punësimit; Neni 8/Pika 1; Neni 3/ Pika 1/ Pika 4/ gj) të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i ndërhyrjes sonë është: (a) të ndërgjegjësojë dhe advokojë të miturit “në konflikt me ligjin”, të miturit “ish të dënuar” dhe familjarët e tyre për të drejtat që u njeh ligji për riintegrimin e tyre në shoqëri; DHE (b) të ushtrojë presion përmbajtësor ndaj strukturave të Pushtetit Vendor për të përmbushur funksionet e tyre organike dhe funksionet e deleguara në dobi të riintegrimit social të këtij kontigjenti qytetarësh. Objektiv specifik i ndërhyrjes sonë është të Referojë përmes Mediatizimit: (a) problematikat me të cilat ndeshen individë të caktuar për t’u riintegruar me dinjitet në shoqëri; (b) modelet apo praktikat e mira të procesit të një rehabilitimi të qëndrueshëm në nivel lokal/komunitar të të Miturve “në konflikt me ligjin” dhe të Miturve “ish të dënuar” në bashkitë e Tiranës dhe Kamzës. |
Aktivitetet kryesore |
Aktiviteti 1 - Hartëzim dhe Analizim i rasteve të të miturve "në konflikt me ligjin" apo "ish të dënuar" dhe familjeve respektive në Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Kamëz; Përzgjedhja dhe Pilotimi i 20 rasteve për t'u trajtuar në të dyja Bashkitë. Aktiviteti 2 - Takime informuese dhe ndërgjegjësuese me target-grupin qytetar-familjet e të miturve në konflikt me ligjin dhe ish të dënuar në dy bashkitë, mbi të drejtat që u njeh ligji për përfitimin e shërbimeve vendore. Aktiviteti 3 - Takime me administratën vendore për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen 20 familjet e kampionuara në Bashkitë e Tiranës dhe Kamzës. Aktiviteti 4 - Prodhimi i dy dokumentarëve; një në secilën prej Bashkive: Tiranë, Kamëz. Aktiviteti 5 - Transmetimi i dy dokumentarëve në një Televizion publik dhe realizimi i një debati televiziv. Aktiviteti 6 - Promovimi dhe Vizibiliteti i aktiviteteve të Projektit. Aktiviteti 7 - Takim Përmbyllës "Riintegrim VS Përjashtim" i të Miturve në konflikt me ligjin dhe ish të dënuar në Bashkitë Tiranë dhe Kamëz; me pjesëmarrjen e autoriteteve përgjegjëse vendore dhe qytetarë target-grup i kësaj ndërhyrjeje. |
Rezultatet e pritshme |
· Trajtim dhe adresim për zgjidhje të problematikave me të cilat ndeshen të miturit dhe familjet-target nga strukturat përgjegjëse të pushtetit vendor; · Përfshirje e të miturve që do të advokojmë në programe vendore rehabilituese dhe riintegruese; · Rritje e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve vendore nga të miturit dhe familjet e tyre që ne do të advokojmë; · Informimi, ndërgjegjësimi për të drejtat që gëzojnë me ligj dhe angazhimi i të miturve dhe familjeve të tyre që ne do të advokojmë për t’u kërkuar autoriteteve vendore zbatimin e ligjit; · Përfshirje e të rinjve, studentë dhe artistë, në aksione vullnetare për t’u ardhur në ndihmë këtyre të miturve; · Mediatizimi i rasteve dhe praktikave të mira të evidentuara në dy bashkitë-target nga ndërhyrja jonë do të shërbejnë si modele edhe për bashkitë e tjera; · Mediatizimi i problematikave me të cilat ndeshen të miturit që ne do të advokojmë në të përditëshmen e tyre do të shërbejnë si presion për t’i vënë në lëvizje strukturat vendore për t’u prononcuar dhe për të gjetur zgjidhje; · Mediatizimi i kësaj çeshtjeje me ndjeshmëri të lartë sociale dhe ligjore, do të provokojë bashkëpunim më substancial midis institucioneve qendrore dhe vendore, si aktorë përgjegjës për implementimin e ndryshimeve ligjore në praktikë në dobi të këtij kontigjenti vulnerabël. |
Përfituesit kryesorë |
Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti janë të Miturit “në konflikt me ligjin” dhe të Miturit “ish të dënuar” (14-18 vjeç).
§ 437 të mitur ish-të dënuar, të liruar në 5 vitet e fundit; 325 të mitur që vuajnë dënime alternative - në Bashkinë Tiranë. § 219 të mitur ish-të dënuar, të liruar në 5 vitet e fundit; 187 të mitur që vuajnë dënime alternative - në Bashkinë Kamëz. § familjet e tyre |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
9 |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Tiranë; Bashkia Kamëz |
Grupi i punës |
Esmeralda Selita, Drejtore projekti Kristina Baki, Koordinatore projekti Esjurda Tallushi, Eksperte e politikave dhe shërbimeve sociale Iris Zyrakja, Eksperte e pushtetit vendor Ina Denizi, Eksperte e çeshtjeve sociale Bledar Linza, Ekspert i Medias dhe Produksionit filmik |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Esmeralda Selita |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë