Titulli i Projektit të Propozuar |
Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim |
Arsyetimi i Propozimit |
Në Shqipëri janë regjistruar 12,270 qytetarë si PAK në shikim. Mbi 3,000 prej tyre jetojnë në qarkun e Tiranës. Megjithëse legjislacioni në fuqi i ka të mirëpërcaktuara mekanizmat dhe formatet e përshtatshme të përfimtimit të informacionit dhe shërbimeve vendore për këtë kategori, në praktikë ato nuk zbatohen. Informacioni elektronik i publikuar në faqet zyrtare të bashkive s’është i “lexueshëm” për ta pasi ato s’janë ndërtuar mbi “Guidelines për web accessibility w3c.org”. Nga ana tjetër, PAK në shikim nuk kanë dijeni të parashikimeve ligjore mbi aksesueshmërinë e informacionit online dhe nuk i njohin instrumentet e duhura të leximit të tij. Për të adresuar këto problematika projekti do zhvillojë zgjidhje teknike të përshtatshme me nevojat dhe pioritetet e grupit të synuar dhe do ndërmarrë aktivitete informuese dhe advokuese me ta. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Nëpërmjet këtij projekti synojmë sigurimin e aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuar në shikim në informacionin online dhe shërbimeve vendore të bashkive të Tiranës dhe Kamzës përmes mbështetjes së aksionit komunitar dhe zgjidhjeve teknike. Objetkivat janë: 1. Mbështetja e PAK në shikim në përfitimin e informacionit online dhe shërbimet vendore në format të aksesueshëm përmes përgatitjes së zgjidhjeve teknike dhe praktikave mbështetëse. 2. Rritja e ndërgjegjësimit tek PAK në shikim mbi të drejtat e tyre ligjore për aksesueshmërinë e informacionit dhe përfitimin e shërbimeve vendore në forma të përshtatshme. 3. Fuqizimi i PAK në shikim për lobimin dhe advokimin pranë bashkive të synuara për plotësimin e detyrimeve ligjore dhe adoptimin e zgjidhjeve të propozuara, që do garantonin aksesueshmërinë në informacionin elektronik dhe shërbimet vendore. |
Aktivitetet kryesore |
I.Monitorimi i aksesit në informacionin online dhe shërbimet që ofron qeverisja vendore për PAK në shikim. (Vëzhgim, intervista në terren, ndërtimi i databazes me PAK në shikim, pyetësor online, fokus-grupe, analiza e të dhënave dhe raportit i gjetjeve). II. Përgatitja e zgjidhjeve teknike për sigurimin e aksesueshmërinë për PAK në shikim bazuar në praktikat e testuara ndërkombëtare në këtë fushë dhe nevojat e vlerësuara në terren. (Desk research i modeleve për web accessibility, ndërtimi i web demos, hartimi i manualit për web accessibility). III. Fushatë Komunikimi & Advokimi nga PAK në shikim (Workshop me grupin e synuar; spotet dhe posterat advokuese; fushata në media; takimet lobuese me Bashkitë; Event lançues i gjetjeve). |
Rezultatet e pritshme |
Përgatitja dhe testimi i zgjidhjeve teknike për sigurimin e aksesueshmërinë për PAK në shikim në faqet zyrtare elektronike të bashkive Tiranë dhe Kamëz në përputhje me prioritetet dhe nevojat e identifikuara për ta. Komuniteti PAK në shikim, administratat dhe qytetarët e bashkive Tiranë dhe Kamëz të ndërgjegjësuar mbi detyrimet ligjore për aksesueshmërinë e informacionit online dhe të angazhuar në mbështetje të adoptimit të zgjidhjeve të propozuara nga projekti si pasojë e fushatës advokuese të zbatuar. Fuqizimi i 80 PAK në shikimin për advokimin pranë bashkive Tiranë dhe Kamëz për përfitimin informacion online dhe shërbimeve vendore në formë të përshtatshme për ta. Nënshkrimi i Memorandumeve të mirëkuptimit me secilën bashki për ridisenjimin e faqeve të tyre elektronike bazuar në propozimet e projektit. Mbështetja me materiale në kodin Brail për informimin dhe udhëzimin e PAK në shikim për aplikimin në shërbimet vendore pranë qendrave të shërbimeve. Krijimi dhe formalizimi i rrjetit PAK në shikim pranë Visum. |
Përfituesit kryesorë |
80 PAK në shikim, qytetarë të bashkive të synuara të ndëgjegjësuar dhe fuqizuar për advokimin e përfitimit të informacionit online dhe shërbimeve vendore në format të përshtatshëm per ta. Rreth 3000 PAK në shikim, qytetarë të 2 bashkive të synuara dhe familjet e tyre që do përfirojnë informacion të aksesueshëm dhe shërbime vendore në forma të përshtatshme për ta. Bashkitë Tiranë dhe Kamëz udhëzohen teknikisht në procesin e ridisenjimit të faqeve të tyre të internetit për ti bërë të aksesueshme për PAK në shikim dhe rrjedhimisht plotësojnë detyrimet ligjore për eliminimin e barrierave. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
11 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Tiranë; Bashkia Kamëz; |
Grupi i punës |
Oltion Pengu, Emiliano Lule, Oerd Bej, Lek Sokoli, Florian Lamaj, |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Oltion Pengu |
Partnerët në projekt |
Instituti Visum |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë