Titulli i Projektit të Propozuar:
Shëtis, fotografoj, pastroj! Aktivizim qytetar përgjatë rrugëve rurale të Parkut Natyror Korab-Koritnik për t’a mbrojtur nga degradimin mjedisor.
Arsyetimi i Propozimit:
Rrjedhat ujore përgjatë rrugëve të fshatrave të Parkut Natyror Korab-Koritnik në territorin e Kukësit janë në rrezik të madh nga ndotja, për shkak të hedhjes vend e pa vend të mbeturinave, burimeve të kufizuara nga autoritetet vendore, mungesa e vetëdijes dhe vlerësimit mjedisor nga komuniteti pasiv.
Qëllimi dhe objektivat specifike
Qëllimi: Edukim dhe aktivizim qytetar për të bashkërenduar një proces gjithëpërfshirës në menaxhimin e mbetjeve dhe minimizuar degradimin mjedisor përgjatë rrugëve dhe rrjedhave ujore në zonat rurale pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik në 4 Njësi Administrative, Bashkia Kukës.
Objektivat specifike: - Rrisim aktivizimin qytetar, përmes ngritjes së 4 grupeve të ‘Ambasadorëve të Natyrës’ në shkollat e mesme, dhe përfshirjen e 10 grupeve komunitare në konsultime me njësitë e qeverisjes vendore për zhvillimin e planit të veprimit për menaxhimin e mbetjeve. - Përfshirja e grupeve rinore, banorëve (gra & burra) dhe autoriteteve vendore në edukimin mjedisor, përmes pilotimit të 1 fshati, për grumbullimin dhe trasportimin e mbeturinave në mënyrë periodike për një periudhë 1 mujore dhe vazhdimësinë e praktikës nga ana e njësisë së qeverisjes vendore. - Rrisim edukimin mjedisor dhe përgjegjshmëri komunitare, përmes mobilizimin vullnetar komunitar në pastrimin e 5 pikave të nxehta të mbetjeve, duke promovuar natyrën dhe zhvillimin e turizmit malor. Aktivitetet kryesore 1. Sesione informuese, eksplorojmë mënyrat inovative për të mbrojtur natyrën 2. Krijim i grupeve Ambasadorët e Natyrës në 4 shkollat e mesme 3. Cikël me 4 Workshope për edukimi mjedisor për ‘Ambasadorët e Natyrës’ 4. Fotografim dhe identifikim i pikave të nxehtanë18 fshatra 5. Ekspozitë virtuale për pikat e nxehta dhe promocion i natyrës 6. Aksione vullnetare, pastrim mbeturinash& promovim natyrës 7. Monitorim dhe publikim i nje raporti për menaxhimin e mbetjeve 8. Pilotim për grumbullimin dhe evadimi i mbetjeve, në fuksion të ndërgjegjësimit, partneritetit dhe aktivizimit qytetar për menaxhimin e mbetjeve, fshati Mustafaj, për 1 muaj 9. Plan veprimi për vazhdimin e projektit dhe menaxhimin e mbetjeve 10. Workshop përmbyllës me bashkëpuntorët e projektit 11. Fushatë ndërgjegjësuese për politikat zhvillimore në mbrojtjen e mjedisit Rezultatet e pritshme - Reagim konkret nga grupet rinore për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit - 4 NjQV konsultohen me grupet komunitare duke respektuar pëfshirjen gjinore - Grupet rinore të fuqizuara dhe aktive në aspektin e mbrojtjes së mjedisit - 16.000 banorët e zonës të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit - Pastrimi i 5 hot-spoteve dhe pilotim 1 fshatrave per menaxhim e mbetjeve - Reduktim i ndotjes me 80% në zonë dhe promovimi i historive të suksesit - Plan veprimi për vazhdimin e aktiviteteve të projektit Përfituesit kryesorë Banorët e 18 fshatrave përgjatë rrugëve rurale; 4 NjQV Shishtavec, Topojan, Zapod dhe Bicaj, Bashkia Kukës; nxënësit e 4 shkollave të mesme, Agjencia e zonave të mbrojtura, dhe aktorët e shoqërisë civile të lidhur me ambjentin.