Titulli i Projektit të Propozuar |
Të njohim Bulqizën duke e mbrojtur mjedisin |
Arsyetimi i Propozimit |
Duke vlerësuar rëndësinë e një mjedisi të pastër, për të zhvilluar ekonominë dhe një jetesë të shëndetshme, u pa e nevojshme realizimi i një ndërhyrje me bazë ruajtjen dhe promovimin e mjedisit pa mbetje në potencialet turistike në Bashkinë Bulqizë. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi i projektit: Të kontribuojmë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit në Bashkinë Bulqizë përmes nxitjes së angazhimit qytetar dhe komunitetit të biznesit mbi cështjet e turizmit natyror
Objektiv 1: Të ushtrojmë presion përmbajtësor në Bashkinë Bulqizë duke angazhuar qytetarët, sipërmarrësit, specialistët e fushave të ndryshme në procesin e vizionimit dhe planifikimit të mbrojtes së mjedisit Objektiv 2: Të valorizojmë dhe të mbrojmë mjedisin në Bashkinë Bulqizë përmes konceptimit dhe realizimit të tre produkteve të turizmit natyror |
Aktivitetet kryesore |
· 1. Identifikimi në terren i zonave me potencial turistik ku mjedisi është i ndotur / dëmtuar. · 2. Një takim mes aktorëve, specialistëve te fushës së mjedisit dhe turizmit, bizneseve dhe përfaqësues nga Pushteti Lokal · 3. Hartimi dhe krijimi i një pakete informuese për operatorët turistikë · 4. Një takim mes aktorëve, specialistëve te fushës së mjedisit dhe turizmit, bizneseve dhe përfaqësues nga Pushteti Lokal . · 5. Shënjimi i një shtegu, pastrimi I shtegut dhe vendosja e tabelave sensibilizuese për mbrojten e mjedisit me aktivistë dhe të rinj. · 6. Një takim mes aktorëve, specialistëve te fushës së mjedisit dhe turizmit, bizneseve dhe përfaqësues nga Pushteti Lokal · 7. Promovimi i projektit \ Vizibiliteti
|
Rezultatet e pritshme |
· Grupi i qytetarëve, sipërmarrësve dhe specialistëve bashkarisht hartojnë dhe prezantojnë pranë Bashkisë Bulqizë një draft propozim me kërkesa dhe masa të problematikave për mbrojtjen e mjedisit · Tre produkte të turizmit të natyrës konceptohen dhe realizohen , përkatësisht: 1) Shënjimi I një shtegu malor 2) Fushatë promovuese e natyrës së bukur të Bashkisë Bulqizë 3) Paketë informuese për operatorët turistik · Rritja e ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimi qytetar ndaj vlerave të mjedisit dhe mbrojtjes së tij përmes valorizimit të tij .
|
Përfituesit kryesorë |
Komuniteti i bizneseve, Bashkia Bulqizë, Operatorët turistikë, Të rinjtë, Banorët e Bashkisë Bulqizë |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
9 Muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Bulqizë |
Grupi i punës |
· Riges Beqiri – Koordinator Projekti · Alketa Ali - Ekonomiste · Flutura Xhafa – Eksperte Mjedisi · Xhuliana Jakimi – Ekspert Multimedia · Bergi Agalliu – Ekspert Turizmi |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë