Titulli i Projektit të Propozuar |
Transporti Publik në Tiranë. Rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje. |
Arsyetimi i Propozimit |
Shërbimi urban në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, ku jeton dhe pjesa më e madhe e popullsisë së vendit është problematik, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. I gjithë sistemi duke filluar që prej infrastrukturës, stacioneve të autobusave të cilat ofrojnë shumë pak kushte, sidomos gjatë sistuatës së pandemisë këto problematika janë akoma më të theksuara, në shumicën e rasteve stacionet janë në vende të papërshtatshme, pa sinjilastikën e duhur rrugore dhe pa mundësi aksesi për personat me aftësi të veçanta/ndryshe. Gjendja e autobuzave është shumë e amortizuar, duke përdorur në shumicën e rasteve mjete shumë të vjetra dhe me koefiçent të lartë të emetimit të gazrave. Administrimi si nga bashkitë, por edhe nga operatorët është jo efektiv duke nisur që nga informimi mbi oraret apo intervalet e autobuzave, përdorimi i aboneve apo i librezave dhe deri tek mbipopullimi i urbaneve jashtë çdo lloj kapaciteti. Pandemia gjithashtu e ka çuar në nivel tjetër shqetësimin nga ana e qytetarëve, duke ngritur pikpyetje edhe mbi sigurinë e jetës së tyre pasi zbatimi i masave anti-Covid19, është i pamundur në të tilla kushte. Shërbimi urban qytetas në bazë të ligjit "Për transportet rrugore" është kaluar në administrim të bashkive, të cilat kanë kompetenca të marrin vendime, të hartojnë politika afatshkurtra dhe afatgjata, të lidhin kontratat me operatorët, të monitorojnë cilësinë e ofrimit të shërbimit etj. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, mundësia për të ngritur zërin, adresuar problematikat janë elemente thelbësor në marrjen e vendimeve të drejta, përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të transportit, hartimin e politikave afatshkurtra dhe afatgjata. Me anë të këtij projekti synojmë ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve në lidhje me të drejtat e tyre dhe mjetet ligjore për përfshirjen në vendimmarrjen në lidhje me transportin publik dhe jo vetëm, krijimin e një dritareje, ku secili do ketë mundësi që të shpreh problematikat, kërkesat, monitorimin e situatës më zë dhe figurë, me qëllim pasqyrimin e problematikave, dhënien e rekomandimeve konkrete (të cilat do adresohen jo vetëm nga ekspertët, por edhe nga qytetarët) adresimin e tyre në institucionet kompetente me qëllim përmirësimin e cilësisë së transportit publik. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
J 1. Jetëzimi i një modeli që nga njëra anë përfshin qytetarët në identifikimin e problemeve dhe advokimin për përmirësimin e tyre dhe nga ana tjetër rrit llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e pushtetit vendor. 2. Ritja e sigurisë dhe cilësisë në transportin urban duke ndërgjegjësuar dhe maksimizuar rolin e qytetarëve, grupeve të interesit me anë të përfshirjes aktive në procesin e vendimarrjes. 3. Advokim ligjor në lidhje me mjetet që mund të përdoren nga qytetarët/grupet e interesit për të kundërshtuar/shfuqizuar, monitoruar vendimet e Këshillit Bashkiak në lidhje me transportin publik. |
Aktivitetet kryesore |
1. Realizimi i një faqe ëeb + rrjete sociale nën titullin "Bus and the City"; 2. Realizimi i 3 takimeve (fokus-grupe) me studentët dhe grupet e interesit; 3. Realizimi i 20 kërkesave/ankimeve për informacion në lidhje me kontratat e lidhura dhe vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me transportin publik; 4. Identifikimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor, monitorimi i vendimeve të marra nga Këshilli Bashkiak në lidhje me transportin publik, monitorimi dhe analizimi i 6 kontratave të lidhura me operatorët e ofrimit të shërbimit, monitorimi i rrjeteve sociale dhe identifikimi i problematikave ligjore dhe konkrete që do të adresohen nga qytetarët. 5. Hartimi dhe publikimi i një broshure informuese; 6. Monitorimi dhe realizimi i 100 fotografive dhe 30 video; 7. Realizimi i 10 takimeve ndërgjegjësuese/informuese me qytetarët në ambientet e autobusave, në stacionet e autobusave, shperndarja e broshurave; 8. Realizimi i 4 shkrimeve dhe pjesmarrja ne 4 emisione/edicione lajmesh per raportimin/denoncimin e problematikave; 9. Ndërrmarrja e 2 inciativave për të ndikuar/përmirësuar në dy aspekte ofrimin e shërbimit të transportit publik; 10. Realizimi i 4 takimeve me ofruesit e shërbimit të transportit publik dhe 1 takimi me anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë; 11. Hartimi dhe publikimi i raportit përfundimtar; 12. Përgatitja e një mini-dokumentari; 13. Organizimi i njëtryeze të rumbullakët për prezantimin e raportit dhe mini-dokumentarit. |
Rezultatet e pritshme |
1. Krijimi i urave lidhëse bashki – qytetar – ofrues shërbimi; 2. Përdorimi dhe rritja e aksesit të qytetarëve në ëebsite “Bus and the City" dhe marrja e mendimeve, rekomandimeve, problematikave dhe denoncimeve nga çdo qytetar; 3. Një transport të sigurt dhe me një cilësi më të lartë; 4. Ndërgjegjësimi dhe njohja e të drejtave nga qytetari për pjesmarrje në procesin vendimmarrës; 5. Fuqizimi i rolit të qytetarit në vendimmarrje; 6. Përdorimi i mjeteve ligjore të disponueshme nga qytetarët/ grupe interesi për tu përfshirë në vendimmarrje. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët që përdorin transportin urban në bashkinë e Tiranës, duke patur në fokus shtresat e margjinalizuara, personat me aftësi ndryshe dhe studentët. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Tiranë |
Grupi i punës |
1. Prof. Asoc. Klodjan Skënderaj - Drejtor projekti 2. Msc. Av. Zylfo Mane - Koordinator projekti 3. Enxhi Muso - Financa 4. Msc. Av. Arbesa Kurti – Eksperte ligjore/ Web koordinator 5. Anastas Vrushaj - Programues Web/desing 6. 1 Ekpert për prodhimin e dokumentarit* 7. 1 Gazetar* 8. 6 Studentë - Monitorues terreni v Do të përzgjidhen me një procedurë konkurimi |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Klodjan Skënderaj |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë