Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Uji vs Nafta

Përshkrimi i situatësdhe arsyetimi i propozimit(maks.1 faqe).

Përshkruani situatën aktuale duke theksuar nevojat dhe problemet që duhet të zgjidhen nga ndërhyrja e propozuar.Paraqisni të dhëna ose evidenca përkatëse nëse ka.

Përshkruani përshtatshmërinë e projektit të propozuar me drejtimet e thirrjes për aplikim.

Industria e naftes ne Qarkun e Fierit eshte nje biznes qe gjeneron ne vit diku te 300 milione dollare dhe puneson midis 4000-45000 punonjes ne kompanite Bankers dhe nenkontraktore 1700, Albetrol Sha. 2000, AnioOil, Swiss Terra, Rafineria Ballesh dhe Fier 800 punonjes. Prodhimi shkon afersisht prej 800 mije tonesh nafte ne vit, nxirret prej afro 800 puseve aktive, perben vetem 5-10% te fluidit qe nxirret nga nentoka, qe do te thote nga nentoka nxirret ne vit afro 8 – 9 milione ton uje ne vit.

Sipas procedurave dhe praktikave me te mira nderkombetare, fluidi i nxjerre nga nentoka (nafte dhe uje perzjere i nxjerre nga thellesia 1500- 1800 m), kalon nje nje proces degantimi dhe procesimi me kimikate, qellimi i te cilit eshte te ndaje naften nga uji. Mbas ketij procesi, nafta kalon ne depozitat naftembajtese ndersa teorikisht uji duhet riinjektuar perseri ne shtresen 1500-1800 m nepermjet disa puseve te vecante qe njihen si puse te depozitimit te ujit ne shtrese.  Por shpimi dhe mirembatja e ketyreve puseve eshte e kushtueshme dhe ne shume raste, per shkak te formacioneve gjeologjike dhe kushteve specifike nentoksore te disa vendburimeve pothuajse e pamundur, keshtu qe kompanite i bien shkurt dhe ujrat se bashku me kimikatet qe mbeten nga procesi i trajtimit dhe i ndarjes se naftes i derdhin ne perrenj, lumenj dhe ujembledhes.

Nepermjet kesaj nderhyrje ne synojme te marrim kampione nga lumi Gjanice, mbi te cilin derdhen mbetjet nga procesi i dekantimit,  i ndarjes se ujit nga nafta, te marrim e analizojme kampione dhe te informojme dhe organizojme qytataret te kundershtojne kete veprimtari.

2.3 Qëllimi dhe objektivat specifike të projektit të propozuar

Qellimi dhe synimi madhor : Informimi, ndergjegjesimi dhe ngritja e nje aksioni  qytetar per te  ndalur ndotjen aktuale te ujerave siperfaqesor te lutemit Gjanica dhe Lumit Seman nga industria e nafte

Objektivi specifik 1 : Identifikmi i pikave te derdhjes se ujrave te ndotur. Mbledhja dhe analizimi i te dhenave per te provuar ndotjen e trupave ujore siperaqesor  si pasoje e operacioneve aktuale hidrokarbure

Objektivi specifik 2 :  Informimi dhe ndergjegjesimi i qytetareve, bashkive Fier, Patos, Ballesh  Inspektoriatit  Rajonal te Mjedisit (Qarku Fier)  dhe Agjensise Rajonale te Mjedisit. (Qarku Fier)

Objektivi specifik 3: Ngritja e nje aksoni qytetar dhe  ligjor ku te perdoren te gjitha instrumentet qe lejon ligji per ndaljen e aktiviteteve te paligjshme te ndotjes se lumit Gjanica perfshi ketu  kallezime ne prokurori dhe padi ne gjykataduke ndihmuar keshtu  qytetaret e afektuar negativisht t’u vihet ne vend e drejta, dhe te demshperlehen financiarisht ne ato raste kur ndotja ka ndikuar ekonomikisht bizneset, shendetin dhe mireqenien e tyre

  • Metodologjia dhe aktivitetet

Se pari ne do te ndermarrim disa takime ne 15  vendodhje (te cilat jane me te ndikuarat nga ndotja hidrokarbure – nje pjese jane ne luginen e Gjanices dhe pjesa tjeter ne fushat naftembatjese prane Patosit, Balleshit dhe Fierit.: Usoje, Ballesh, Kraps, Plyk,  Lalar, Drize, Oficine e Vjeter,  Fshati Rom, Fier Qender, Fier Sheq I Madh,Fier Lagja 1 Maj, Seman, Darezeze, Mbrostar, Hoxhare,  ku do te informojme qyetaret mbi projektin dhe qellimin e tij final – ndaljen e derdhjeve te paligjshme te industrise se naftes ne ujrat ujerat siperfaqeso.

Me pas do te ngreme disa  grupe vullnetaresh te cilet do te zgjidhen prej 15 vendbanimeve te me te ndikuara nga ndotja e Gjanices por edhe ata qe jetojne prane dektatimeve   ) te cilet do te bejne monitorimin fizik te Gjanices, perrenjeve dhe vijave te ujit prane 7 pikave te dekantimeve ( Kash, Usoje, Oficine, Zharrez, Marinez, Rafienri Ballesh, Rafineri Fier) dhe pikave te tjera te mundshme ku mund te behen shkarkimet. Grupet do te levizin ne kembe dhe do te dokumentoje me fotografi dhe video cdo derdhje.  Grupet do te monitorojne ne terren ne menyre periodike. .

Me pas, do te kontaktojme autoritetet vendore, kompanite naftenxjerrese dhe nafteperpunuese si edhe agjensite dhe inspektoriatet shteterore rajonale per mjedisin. Nje pjese e ketyre grupeve qe do te kontaktojme jane ndotesit, dhe ata qe kane krijuar kete situate, por ne mendojme qe eshte mire qe ti takojme dhe te na degjojne dhe te degjojme dhe ne mendimin e tyre.  Bashkite dhe Agjensite Shteterore kane informacion dhe e njohin mire situaten por duke qene se industria naftes eshte “politikisht” sensitive si krijuese me e madhe e vendeve te punes, gjeneruesja me e madhe e te ardhurave dhe taksapaguesja me e madhe ne Qark, preferojne te heshtin dhe te shmangin pergjegjesite. Por megjithate ne mendojme qe megjithe mosfunkionimin aktual te institucioneve, jane keto institucione te cilat duhet te vihen ne levizje dhe te gjejne zgjidhje.

Nderkohe sipas nje plani te perkatuar nga eksperti mjedisor,  do te marrim kampione te ujrave te Lumit Gjanica ne disa stacione monitorimi te paracaktuara.Mbas marrjes se kampioneve eksperti do te pergatis nje raport paraprak dhe nje raport perfundimtar ne te cilen do te pershkruajne dhe do te analizojne se cilat jane ndikimet e ujerave te ndotur me hidrokarbure dhe kimikate te tjere mbi trupat ujor, mbi natyren dhe ekosistemin, dhe mbi jeten dhe shendetin e njerezve, pasojat afatshkurtra dhe afatgjata ndaj ekspozimit ndaj ketyre ndotesve dhe rekomandimet se cfare duhet bere. Ne mendojme qe persa i perket advokimit ne bashki apo prane instituioneve te tjera,  raporti paraprak eshte i mjaftueshem, pasi ai do te jape te dhena te fillestare per nivelin e ndotesve ne uje te lumit Gjanica, te cilet mjaftojne per te celur procesin e diskutimit dhe advokimit. Por nderkohe raporti perfundimtar, qe do te jete nje  studim me i thelle, me i detajuar  dhe me me shume te dhena dhe prova eshte i domosdoshem pasi ai do te sherbeje si baze per te vene perpara pergjegjesise ligjore ndotesit.

Per mbulimin mediatik do te te perdorim mediat lokale, rajonale dhe qendrore si edhe eksperte lokal te mardhenieve me publikun  te cilet do te na ndihmojne me faqen tone ne rrjetet sociale te kete punim profesional si edhe shperndarje te gjere te aktivitetiteve tona, duke perfshire ketu dhe permbatjen e sposorizuar.

Ne kemi menduar te angazhojme dhe nje jurist si edhe klinikat ligjore. Juristi do te  do te na ndihmoje te komunikojme me profesionalisht me institucionet ( duke derguar letra apo kerkesa per takim apo per marrje informacioni ne formen dhe menyren sesi e kerkon ligji) ndersa klinikat ligjore do te ndihmojne te formulojme padi dhe kallezime penale per ndotesit e ambientit.

 

 

 

  • Aktivitetet:
  • 30 Takime ne komunitet (15 ne fillim te projektit dhe 15 ne fund);
  • 24 Takime me autoritetet vendore dhe qendrore dhe kompanite naftenxjerese dhe nafte perpunuese;
  • Monitorim i lumit per te dokumentuar nepermjet fotove dhe videove te gjitha derdhjet e paligjshme.
  • Mbulim i aktiviteteve dhe komunikimi me publikun ne rrjetet sociale- mediat qendore dhe vendore;
  • Implementim i aksionit ligjor (padi dhe kallezime) dhe i aksionit qytetar. (tubime);
Organizata Zbatuese: Shoqata Zharreza
Zona e zbatimit: Bashkia Fier
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153