Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

ANALIZA E MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA - BASHKIA PËRMET

ANALIZA E MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA - BASHKIA PËRMET

Projekti “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë Krujë, Përmet, Sarandë” është zhvilluar përgjatë periudhës shkurt 2018 - 2019. Qëllimi i projektit është përmirësimi i gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit në 3 bashki dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë. Ndërsa objektivat e synuara për t’u realizuar janë: • Ngritja e kapaciteteve për tre organizatat lokale lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe monitorimin e shërbimit të pastrimit. • Monitorimin e realizimit të cilësisë së shërbimit të pastrimit për 3 bashki bazuar në kushtet e kontratave. • Angazhimi dhe edukimi i brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij. Nisur nga situata e vlerësuar gjatë vizitave puna jonë në këto 3 bashki do të sjell një radiografi të këtij shërbimi dhe, përmes gjetjeve e rekomandimeve synojmë përmirësimin e shërbimit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin imazhit të bashkive. Duke u bazuar edhe tek eksperienca e mëparshme që kemi për menaxhimin e integruar të mbetjeve mendojmë se problemi i mbetjeve, i cili është në rritje të shpejtë dhe që përbën një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, mund të adresohet vetëm kur institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe komuniteti të ndërgjegjësohen për përgjegjësitë e tyre dhe t’i përmbushin ato.

ANALIZA E MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA - BASHKIA PËRMET

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153