Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

ANALIZË - INCENERIMI I MBETJEVE SI QASJE VENDORE

ANALIZË - INCENERIMI I MBETJEVE SI QASJE VENDORE

Ky raport i hartuar në kuadër të projektit “Tu japim ZË qytetarëve - stimulimi i pjesëmarrjes publike mjedisore në Tiranë” është ndërtuar për të krijuar një bazë diskutimi, lehtësimi me aktorët dhe orientimi drejt gjetjes së rrugëve të zgjidhjes në çështjet e politikëbërjes së menaxhimit të mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Paraqitja e politikës kombëtare, orientimit të shtetit, fakteve dhe shifrave për gjendjen ku ndodhet menaxhimit ne nivel kombëtar, rajonal dhe vendor, i shërbejnë njohjes së panoramës së gjerë në të cilët dhe një politikë vendore mund të influencojë rajonin dhe të gjithë vendin. Analiza ka një rrjedhë logjike e orientuar, në mënyrë të atillë që lexuesi të mund të zbresë deri tek arsyet dhe mos arsyet e zgjedhjes së një forme të caktuar trajtimi të mbetjeve, ose të konsiderojë pjesë të dokumentit për çështje të veçanta diskutimi. Në raport paraqiten shifra të marra nga dokumente zyrtarë dhe nga raporte analize të ndryshme në sektor dhe jashtë tij, ndërsa një pjesë e mirë e analizës numerike dhe logjike është bërë nga autorët me qëllim qartësimin e mëtejshëm dhe lidhjes së arsyeve në mënyrë që lexuesi të mund të kuptojë më drejtë ndikimin e secilit faktor në përqasjen përfundimtare. Si raport, i cili ka si qëllim përfundimtar pjesëmarrjen dhe përfshirjen e qytetarit në qeverisjen dhe punët vendore, e gjithë analiza duhet parë në këndvështrimin mjedisor dhe social, sesi një vendimmarrje e caktuar mund të ndikojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe demokracinë.

ANALIZË - INCENERIMI I MBETJEVE SI QASJE VENDORE

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153