Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Analize Menaxhimi i mbetjeve - Bashkia Krujë

Analize Menaxhimi i mbetjeve - Bashkia Krujë

Projekti “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë Krujë, Përmet, Sarandë” është zhvilluar përgjatë periudhës shkurt 2018 - 2019. Qëllimi i projektit është përmirësimi i gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit në 3 bashki dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë. Ndërsa objektivat e synuara për t’u realizuar janë: • Ngritja e kapaciteteve për tre organizatat lokale lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe monitorimin e shërbimit të pastrimit. • Monitorimin e realizimit të cilësisë së shërbimit të pastrimit për 3 bashki bazuar në kushtet e kontratave. • Angazhimi dhe edukimi i brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij. Nisur nga situata e vlerësuar gjatë vizitave, puna jonë në këto 3 bashki do të sjell një radiografi të këtij shërbimi dhe, përmes gjetjeve e rekomandimeve synojmë përmirësimin e shërbimit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e imazhit të bashkive. Duke u bazuar edhe tek eksperienca e mëparshme që kemi për menaxhimin e integruar të mbetjeve mendojmë se problemi i mbetjeve, i cili është në rritje të shpejtë dhe që përbën një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, mund të adresohet vetëm kur institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe komuniteti të ndërgjegjësohen për përgjegjësitë e tyre dhe t’i përmbushin ato. Tre janë rezultatet e pritshme: Ngritja e kapaciteteve e të paktën 3 organizatave lokale lidhur me menaxhimin dhe monitorimin e shërbimit të pastrimit për të qenë të aftë t’i drejtohen organeve vendimmarrëse në mënyrë ligjore, për t’i kërkuar llogari mbi veprimet apo mosveprimet e tyre. Edhe pse e njohin mirë problemin vështirësia qëndron tek mungesa e informacionit, dokumentimit të të dhënave dhe mënyrës së ballafaqimit me nëpunësit e bashkive. Organizatat lokale janë më pranë komunitetit të prekur nga problemi, ato duhet të jenë zëri i qytetarëve. Organizatat lokale duhet të jenë ura lidhëse mes komunitetit dhe bashkisë, për të ngritur zërin e qytetarëve për zgjidhjen e problemit. Cilësi më e mirë e shërbimit të pastrimit për 3 bashkitë - Nëpërmjet monitorimit në mënyrë të vazhdueshme të shërbimit të pastrimit do të bëjmë të mundur dokumentimin e shkeljeve, vënien para përgjegjësisë si kompaninë e kontraktuar, po ashtu edhe punonjësit e bashkisë në rast evidentimi të zonave të papastruara në bashkitë ku do të bëhet monitorimi. Edukimin e brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij - aktivitete pastrimi me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave, përfaqësues nga bashkia, përfaqësues të komunitetit etj., për të dhëne një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë qytetin.

Analize_Menaxhimi-i-mbetjeve_Bashkia-Kruje

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153