Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit ndan me Ju një përmbledhje të gjetjeve mbi “Financat Publike Vendore – 9M2020”.
Monitorimi i vazhdueshëm i financave publike vendore është një proces i rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit financiar përkundrejt ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi. Ky proces monitorimi merr rëndësi të veçantë në vijim të situatave të vështira me të cilat u përballën bashkitë në fund vitin 2019 (tërmeti i 21 Shtatorit dhe 26 Nëntorit) dhe situata emergjente si pasojë e pandemisë së COVID–19 në fillim vitin 2020.
Për më shumë Ju ftojmë të konsultoheni me Raportin e Financave Vendore duke klikuar në link më poshtë:
FINANCAT PUBLIKE VENDORE – 9M2020
Financat Publike Vendore është një projekt i zbatuar nga Co-PLAN Instituti I Zhvillimit të Habitatit në kuadër të Shërbimeve Mbështetëse në Vlërë të Shtuar, financuar nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC