Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

ISHM - Manuali i përdorimit të ligjit për të drejtën e informimit

ISHM - Manuali i përdorimit të ligjit për të drejtën e informimit

Bio e projektit: “Testimi i zbatimit të ligjit të ri të aksesit të informacionit nga administrate e re lokale“ zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias (ISHM) Duke patur parasysh se ka pasur një reformë territoriale dhe administrative, si dhe kërkesat e ligjit për të drejtën për informim janë të konsiderueshme dhe kërkojnë një transparencë të lartë të autoriteteve publike, monitorimi i transparencës së shtatë bashkive u krye në dy rrafshe: vëzhgimi i transparencës që kryejnë vetë bashkitë, sipas ligjit, në faqet e tyre të internetit, si dhe testimi në praktikë i transparencës së bashkive duke angazhuar grupe gazetarësh dhe qytetarësh që kanë dërguar kërkesa për informacion, në përputhje me ligjin në fuqi. Bashkitë e monitoruara janë: Kukës, Lezhë, Pogradec, Mat, Gjirokastër, Berat, Sarandë. Janë zgjedhur bashki jo shumë të mëdha dhe është bërë kujdes të ketë një shpërndarje të arsyeshme gjeografike. Më poshtë vijojnë përshkrimi i procesit të testimit dhe përfundimet kryesore të vëzhgimit të transparencës online të bashkive, si dhe të transparencës ndaj qytetarëve dhe gazetarëve. Duke klikuar në link më poshtë mund të shkarkoni dy botimet e ISHM në kuadër të zbatimit të projektit të financuar nga LevizAlbania në Thirrjen Nr.1 Testimi i zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit në nivel vendor Manuali për përdorimin e ligjit për të drejtën e informimit

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153