Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

ISP: Këshilltarët Bashkiak dhe angazhim i publik i të zgjedhurve vendor
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Leviz Albania po kryen hulumtime në nivele të ndryshme të aktivitetit të këshillave bashkiakë dhe të bashkive të qarkut Tiranë, përkatësisht njësitë administrative: Tiranë, Kavajë, Kamëz, Vorë dhe Rrogozhinë. Projekti “Bashkitë e qarkut Tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia” ka në fokus edhe matjen e detajuar të efektivitetit të secilit nga këshilltarëve bashkiak, aktivitete të naturave të ndryshme si nisma të inicuara prej tyre, pjesëmarrja në debate, përfaqësimi, roli, aktet publike, angazhimi në media, takimet me qytetarët, llogaridhënia, transparenca, konflikti i interesit, etj.
Në këtë fazë të parë të zbatimit të projektit të mbështetur nga LevizAlbania, Instituti i Studimeve Politike ka reflektuar të dhënat e gjeneruara nga monitorimi mbi angazhimin e këshilltarëve në media të ndryshme, kryesisht median online për periudhën Shtator 2015 – Shtator 2018.
Një statistike jo pozitive e gjetur në këtë raport lidhet me hapësirën që media i dedikon këshilltarëve bashkiak, ku vetëm në rastet e zhvillimeve të rëndësishmë vendore media tregon interes dhe kryesisht kjo për shkak të përfshirjes apo pjesëmarrjes së kryetarëve të bashkive, pavarësisht forcës poltike që ata i përkasin.
ISP vlerëson se komunikimi i të zgjedhurve me zgjedhësit është standard demokracie dhe mirëqeverisje, kërkesë minimale drejt një modeli llogaridhënës dhe tregues i pjekurisë politike në një sistem periodik zgjedhor. ISP në gjetjet e raportit evidenton faktin se bashkitë e sotme nuk disponojnë një media zyrtare të tyre, sikundër mund të ishtë një TV, Radio, Blog, Gazetë, Revistë, etj.
ISP e ndan në dy kategori formën e komunikimit të këshilltarëve bashkiak:
Komunikimi në formën tradicionale (takime në zonën elektorale, konsultime të vazhdueshme, takime me grupet e interesit, mbledhje, anketime, etj)
Komunikimi përmes medieve të reja (rrjete sociale, media online, telefonit, etj)
Për të mësuar më shumë rreth raportit të përgatitur nga Instituti I Studimeve Politike mund të shkarkosh/shikosh dokumentin e gjetjeve të ISP këtu: ISP – KËSHILLTARËT NË MEDIA
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #LevizPerNdryshimin #ISP #KeshilltaretBashkiak