LevizAlbania prezanton për publikun “Broshura Elektronike - Nr.8“. Nëpërmjet broshurës elektronike, projekti LevizAlbania synon të informojë në mënyrë periodike audiencën, bashkëpunëtoret dhe publikun mbi nismat e mbështetura, aktivitetet, arritjet dhe rezultatet në kuadër të përmirësimit të demokracisë vendore dhe qeverisjes lokale.
Broshura elektronike e muajve Janar-Shkurt sjell për publikun një informacion të përmbledhur mbi aktivitetet e grantmarrësve të LevizAlbania, nismave të zbatuara në terren që kanë sjellë ndryshim konkret.
Gjatë vitit të vështirë 2020, LevizAlbania vijoi pa ndërprerje mbështetjen për aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale të qytetarëve. Instrumenta specific të projektit si “Reagimi I Shpejtë” iu dedikuan nevojave të qytetarëve të prekur nga Termeti I 26 Nëntorit dhe Pandemia Covid19. Ky aksion u materializua përmes angazhimit energjik të aktorëve të shoqërisë civile.
Po gjatë këtij viti, LevizAlbania shpalli Thirrjen për Aplikime Nr.7, duke grumbulluar 319 aplikime nga të 61 Bashkitë e vendit, një sinjal energjik i aktorëve të shoqërisë civile për gadishmëri në angazhim për një demokraci vendore funksionale, qeversije lokale transparente dhe të përgjegjëshme dhe qytetar aktiv në kërkim të ushtrimit të të drejtave të tyre për përfshirje në proceset vendimmarrëse.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.
Për të mësuar më shumë rreth broshurës elektronike ju lutem klikoni në link më poshtë:
LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.8
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #SDC #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN