Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LevizAlbania - Buletini i Granteve të Thirrjes 6 dhe Reagimi Shpejtë

LevizAlbania - Buletini i Granteve të Thirrjes 6 dhe Reagimi Shpejtë

Që nga viti 2015 LevizAlbania ka synuar të nxisë “lëvizjen” dhe të sjellë ndryshime në shoqëri duke siguruar një platformë, një rr- jet dhe mbështetje që u mundëson qytet- arëve të veprojnë dhe të zgjidhin çështje në interes të komuniteteve të ndryshme ven- dore.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga një Konsorcium i tre organiza- tave shqiptare, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan.

LevizAlbania është e angazhuar për të përmirësuar demokracinë në nivel vendor në vendin tonë duke fuqizuar aktorët në hapësirën qytetare për të qenë nxitës të ndryshimeve që ushtrojnë presionin e nev- ojshëm për të siguruar që qeveritë lokale të veprojnë në të mirë të qytetarëve. Sigurimi që qeveritë lokale në të vërtetë punojnë për të mirën publike kërkon , angazhimin aktiv dhe paqësor të qytetarëve.

Përmes LevizAlbania, aktorët e shoqërisë civile kanë mundësinë të vijnë me ide të reja dhe të zbatojnë ide konkrete për të zgjidhur çështje të ndryshme me interes për komunitetet e tyre. Në zemër të këtyre iniciativave është qëllimi për të nxitur rea- gime nga qeveria lokale në përgjigje të një kërkese me peshë për qeverisje më të mirë lokale.

Skema e granteve është operacionalizuar përmes thirrjeve periodike për aplikime. Që nga viti 2015 LevizAlbania ka publikuar 7 thirrje për aplikime dhe ka marrë një total prej 2,100 aplikimesh nga një grup i larm- ishëm aktorësh qytetarë në të gjithë vendin, nga të cilët 226 projekte janë mbështetur. Ndryshe nga projektet e tjera në mbështet- je të demokracisë vendore dhe pjesëmar- rjes qytetare, LevizAlbania mbështet in- dividë dhe grupe informale. 720 individë dhe grupe informale kanë aplikuar me ide konkrete për përmirësimin e komuniteteve të tyre. Ky interes tregon se gatishmëria për qytetari aktive është e pranishme në komu- nitetet në të gjithë Shqipërinë.

Projektet jepen përmes një procesi transpar- ent dhe konkurrues, i cili është më se i njohur. Praktika e Konkurseve Publike të Ideve ishte një risi që synonte jo vetëm transparencën, por edhe për ndërveprimin midis aplikantëve. Përgjatë 7 thirrjeve për aplikime, 627 aplikan- të i kanë paraqitur një ide Bordit të Granteve mbi 21 Konkurse Ideje të organizuara në 15 vende të ndryshme. Shtrirja e LevizAlbania është zgjeruar praktikisht në çdo bashki dhe synon të shtrihet dhe më thellë.

Po të shohim përtej thirrjeve periodike për aplikim, LevizAlbania ka sjellë gjithashtu risi me instrumente të tjerë që mbështesin të një- jtat objektiva. Përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë”, aktorët civilë kanë mundësinë t’u përgjigjen çështjeve emergjente në të cilat kërkohet një reagim i shpejtë. Që nga viti 2015 LevizAlbania ka mbështetur 18 nisma të tilla. “Grantet Strategjike” është një instrument i ri, që mbështet projekte të mëdha strategjike që synojnë të ndikojnë në axhendën kombëtare. Këto përfshijnë mbështetjen për organizatat ose koalicionet e konsoliduara për të trajtuar sfidat sistemike. LevizAlbania ka mbështetur 2 ‘Grante Strategjike.

Për më tepër, Shërbimet Mbështetse më Vlerë të Shtuar përfshijnë një angazhim të drejt- përdrejtë nga Konsorciumi, janë krijuar për të përmirësuar një mjedis të mundshëm për an- gazhimin civil në fushat që lidhen me qeveris- jen lokale:

  • Financat vendore e perceptimet e qytetarëve
  • Klinikat e Ligjit
  • Lëvizja Rinore: një faqe e re për komunitetet
  • Rrjetëzim dhe mundësitë e shkëmbimit
  • Porta Vendore

Gjatë vitit të kaluar, LevizAlbania arriti të ak tivizojë 49 aktorë në hapësirën qytetare për të nxitur ndryshimet shoqërore. Ne dëshirojmë të ndajmë me ju një përmbledhje të shkurtër të historive, motivuesve dhe arritjeve të tyre.

Mëso më shumë rreth Bultetinit të Granteve të LevizAlbania duke klikuar link më poshtë:

LevizAlbania – Buletini i Granteve – Thirrja Nr.6 dhe Reagimi i Shpejtë

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #RezultateTePrekshme #AktivizmiQytetar #DedikuarDemokraciseVendore

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153