Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

MANUAL PËR PËRDORIMIN E LIGJIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

MANUAL PËR PËRDORIMIN E LIGJIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

E drejta për informim është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, e bazuar në parimin se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë materiale dhe informacione që zotërohen nga autoritetet publike. Një rregullim i mirë ligjor i kësaj të drejte, së bashku me një zbatim të kënaqshëm të ligjit do të garantonin një qeveri më të hapur dhe transparente. Në Shqipëri e drejta e informimit ka qenë e rregulluar me ligj që prej vitit 1999. Gjithsesi, zbatimi i ligjit në praktikë ka hasur probleme, për arsye të ndryshme. Po kështu, ligji i hartuar në 1999 kishte dhe probleme, paqartësi dhe standardet që vendoste për dhënien e informacionit mund të përmirësoheshin. Për këtë qëllim, pas një përpjekje prej disa vitesh të shoqërisë civile, parlamenti miratoi në shtator të 2014 Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit.” Ligji vendosi standarte të reja të vënies në dispozicion të informacionit për qytetarët dhe është vlerësuar si një nga ligjet më të mira në rajon. Përveç cilësisë së ligjit të miratuar, njohuria e qytetarëve, sidomos medias dhe shoqërisë civile, mbi ligjin për të drejtën e informimit, si dhe 8 presioni pozitiv i tyre për të përmirësuar zbatimin e tij nga autoritetet publike, është një element i domosdoshëm për rritjen e transparencës së qeverisë qendrore, vendore, si dhe autoriteteve publike të cilit i referohet ligji për të drejtën e informimit në Shqipëri. Për këtë qëllim, ky manual ka për qëllim t’u vijë në ndihmë gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile, si dhe çdo qytetari të thjeshtë që ka nevojë për informacion nga autoritetet publike. Me qëllim që manuali të jetë sa më i thjeshtë dhe i kuptueshëm për qytetarët, ai është konceptuar në formën e pyetjeve që mund të kenë qytetarët në lidhje me ushtrimin e të drejtës së informimit dhe dhënien e përgjigjeve në mënyrë të thjeshtë, por shteruese, duke iu referuar ligjit. Manuali trajton përkufizimin e të drejtës së informimit, detyrimet për autoritetet publike, anën praktike të ushtrimit të së drejtës së informimit, procedurat dhe ankesat, si dhe përmban modele të kërkesës, ankesës, si dhe tekstin e plotë të ligjit për të drejtën e informimit. Manuali u përgatit në kuadrin e projektit “Testimi i zbatimit të ligjit të ri të aksesit të informacionit nga administrata e re lokale,” të mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i fokusuar në transparencën e qeverisë vendore kundrejt medias dhe qytetarëve.

MANUAL PËR PËRDORIMIN E LIGJIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153