Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

MONITORIM I MEKANIZMIT TË REFERIMIT PËR RASTET E DHUNËS NË FAMILJE NË NIVEL LOKAL

MONITORIM I MEKANIZMIT TË REFERIMIT PËR RASTET E DHUNËS NË FAMILJE NË NIVEL LOKAL

Dhuna në familje dhe në përgjithësi dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në Shqipëri. Ajo mbetet kryesisht pas dyerve të mbyllura për shkak të mentalitetit që e sheh dhunën si një ҫështje private dhe familiare. Një pjesë e mirë e grave, që janë subjekt i dhunës, vuajnë në heshtje dhe nuk arrijnë dot ta denoncojnë dhe të shkëputen nga cikli i saj. Shoqata Refleksione mbetet e angazhuar fuqimisht në ndryshimin e këtij mentaliteti, në ngritjen dhe forcimin e strukturave institucionale për t’iu përgjigjur rasteve të Dhunës në Familje (DHF) dhe Dhunës me Bazë Gjinore (DHBGJ). Në Shqipëri, pjesa më e madhe e shërbimeve dhe mbështetjes ndaj grave, viktima të dhunës, jepet ne nivel lokal, përmes Mekanizmit të Referimit, i njohur ndryshe edhe si Përgjigja e Koordinuar e Komunitetit për këto raste. Ky raport është realizuar në kuadër të projektit pilot “Monitorim i Mekanizmit të Referimit në nivel lokal për rastet e Dhunës në Familje (DHF) – aktivizëm qytetar për përmirësimin e tij- Gjetje dhe Rekomandime” i zbatuar nga Refleksione në Bashkinë e Lushnjës, Fierit dhe Korçës, mbështetur financiarisht nga Agjensia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvilim (SDC) përmes konsorciumit LëvizAlbania. Përfituesit nga ky raport janë: Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme-Policia e Shtetit-; Ministria e Drejtësisë - Gjykatat, Prokuroritë, Përmbarimi-; qeverisja vendore-bashkitë, institucionet lokale, pjesë e Mekanizmit të Referimit, (MR) përgjegjëse për adresimin e rasteve të DHF, organizata lokale të shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të gruas, Agjensitë e Donatorëve ndërkombëtarë të interesuara në reduktimin e dhunës kundër gruas dhe rritjen e demokracisë lokale si edhe vetë shoqata Refleksione dhe organizatat lokale partnere, që morën pjesë në zbatimin e projektit. Projekti ka patur si qëllim të përgjithshëm rritjen e demokracisë vendore nga angazhimi i qytetarëve në parandalimin e rasteve të DHF dhe përmirësimin e Mekanizmit të Referimit . Dhe si qëllime specifike: 1. Monitorimin e Mekanizmit të Referimit në tre Bashkitë e targetuara me anë të Planit Operacional të Monitorimit (POM) , një instrument novator, që u ndërtua nga projekti dhe u përdor për herë të parë në Shqipëri. 2. Angazhimn e komuniteteve lokale në monitorimin/përmirësimin e MR përmes advokimit dhe lobimit për POM, medias sociale & lokale & kombëtare; 3. Krijimi i aleancës me mediat lokale për një përqasje pozitive gjinore në mbulimin mediatik të rasteve të DHF.

MONITORIM I MEKANIZMIT TË REFERIMIT PËR RASTET E DHUNËS NË FAMILJE NË NIVEL LOKAL

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153