Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim shpreh mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për realizimin me sukses të këtij publikimi, i cili u hartua në bazë të vëzhgimit të qendrave shëndetësore në Bashkinë e Gramshit. Ky raport është mbështetur në hulumtimin në terren të të gjitha qendrave shëndetësore nën juridiksionin e Bashkisë Gramsh. Ndaj, falenderojmë të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror, të cilët me shumë përkushtim shpjeguan kushtet e vështira të punës për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe mungesave të tjera të theksuara në elementët bazë të mirëfunksionimit të një institucioni, siç janë energjia elektrike apo uji. Falenderojmë të pesë vëzhguesit në terren Loina Zogu, Urim Kishta, Suela Shuli, Rruzhdie Xheka dhe Ergita Kaso, që realizuan me përkushtim punën e ngarkuar dhe sollën materialin nga i cili u përpunua ky raport. Përveç të dhënave bazë të mbledhura nga grupi që vëzhgoi 69 qendrat shëndetësore të Bashkisë Gramsh, studimit iu shtuan të dhëna të rëndësishme nga intervistat gjysëm të strukturuara me drejtues të institucioneve të rëndësishme shëndetësore dhe personaliteve në fushën e mjekësisë në nivel qendror dhe vendor. Mirënjohje dhe falenderim shprehim për kryetaren e Bashkisë znj. Luljeta Dollani e cila mikpriti grupin e punës dhe rezultatet e studimit si dhe për znj. Ergita Kaso, punonjëse pranë Bashkisë Gramsh që lehtësoi të gjitha takimet e realizuara. Një falenderim i dedikohet mbështetësve të projektit të Qeverisë Zvicerane që përmes Lëviz Albania mbështetën financiarisht realizimin me sukses të këtij projekti.
MONITORIMI I QENDRAVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR BASHKIA - GRAMSH MARS