Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (QAGJZH) është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare që vepron dhe punon në të gjithë Shqipërinë. E themeluar në vitin 1994, QAGJZH është një organizatë jo-fitimprurëse jopartiake me mbi 20 vjet eksperiencë në kërkim shkencor, edukim publik, ndihmë për zhvillimin e kapaciteteve, monitorim dhe avokim. QAGJZH promovon zhvillimin demokratik dhe qeverisjen e mirë me fokus të veçantë në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale. QAGJZH është një organizatë e njohur në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore për rolin e saj në prezantimin e çështjeve vendimtare në lidhje me të drejtat e grave dhe përfshirjen sociale, siç është dhuna në bazë gjinore dhe trafikimi i personave, apo fuqizimi ekonomik i grupeve vulnerabël; advokasia për legjislacionin kyç dhe politikat e ndryshme ne të mirë të qytetarëve. QAGJZH ka dhënë kontribut në hartimin dhe në zbatimin e Ligjit “Për Dhunën në Marrëdhëniet Familjare”, Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri, për buxhetimin gjinor në nivel lokal dhe qendror, të cilat kanë sjellë përmirësime të konsiderueshme në adresimin e pabarazisë gjinore dhe përjashtimit social të grupeve vulnerabël në vend. Që nga fillimet e saj, QAGJZH ka zbatuar më shumë se 100 projekte që kanë ndikuar në jetën e mijëra përfitueseve në të gjithë Shqipërinë. QAGJZH ka një histori bashkëpunimi të suksesshëm me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë një numër të gjerë të OShC-ve shqiptare dhe rrjeteve të OShC-ve, institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal, organizatave dhe rrjeteve rajonale dhe ndërkombëtare, sektorit privat, mediave dhe akademisë. Disa nga partnerët kryesorë të QAGJZH gjatë viteve përfshijnë, një numër të madh organizatash që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit, donatorë të ndryshëm dhe organizma ndërkombëtarë, institucione publike dhe private të tilla si bashkitë, ministritë, institucionet e ndryshme, media etj. QAGJZH fuqizohet edhe nga rrjeti i saj i madh i ekspertëve dhe trajnerëve nga universitetet, institucionet qeveritare dhe OSHC-të në Tiranë dhe rajone të tjera. Në vite organizata ka ofruar asistencë dhe trajnim të gjerë për zhvillimin e kapaciteteve për OSHC-të kombëtare dhe lokale me synimin për të forcuar dhe përmirësuar ndikimin e tyre në nivel lokal dhe kombëtar. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, antidiskriminimi dhe avancimi i barazisë gjinore, janë çështjet kryesore në axhendën e QAGJZH-së. Që në fillimet e saj, QAGJZH ka shërbyer si mbrojtës dhe promovues i të drejtave njerëzore politike, ekonomike dhe sociale të grave dhe vajzave shqiptare dhe ka mbështetur nisma advokimi që sjellin përfitim në grupet e tjera të përjashtuara shoqërore si të varfërit, romët, personat me aftësi të kufizuara dhe personat LGBTI. GADC shërben si një aktor dhe partner i rëndësishëm në Shqipëri dhe rajonit e më gjerë në nismat për të luftuar dhunën me bazë gjinore, promovimin e të drejtave ekonomike të grave dhe burrave në shoqërinë shqiptare, qëndron për drejtësinënë dhe barazinë gjinore, respektimin e diversitetit dhe antidiskriminimin, shpërndarjen dhe inkurajimin e qeverisjes së mirë. QAGJZH ka zgjeruar punën e saj për të sjellë pjesëmarrjen e qytetarëve në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta dhe qeverisje të mirë, duke përfshirë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.
MONITORIMI I QENDRAVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR BASHKIA POGRADEC