Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

MONITORIMI I QENDRAVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR BASHKIA URË VAJGURORE

MONITORIMI I QENDRAVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR BASHKIA URË VAJGURORE

 Qëllimi kryesor i këtij raporti ishte investigimi i Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri (QKSHP), në pesë bashki: Gramsh, Urë Vajgurore, Kuçovë, Pogradec e Mirditë. Në mënyrë që gjetjet tona të ishin gjithë përfshirëse dhe duke patur parasysh numrin e vogël të QKSHP-ve në territoret e bashkive, vëzhgimi përfshiu të gjitha QKSHP-të në territorrin e një bashkie. Të dhënat në lidhje me vendndodhjen e QKSHPve u morën nga vetë Bashkitë përmes kërkesave zyrtare. Më tej studimi kishte qëllim të angazhonte qytetarët shqiptarë, banorë të këtyre bashkive të kontrollonin vetë gjendjen e këtyre QKSHP-ve. Studimi u bazua në një pyetësor, për plotësimin e të cilit u përgatitën përmes trajnimeve rreth pesë vëzhgues për çdo bashki. Pyetësori u plotësua me vëzhgim dhe me pyetje drejtuar personelit të QKSHP-ve. Së bashku me këtë raport bashkisë do ti dorëzohen fotografitë e bëra për çdo QKSHP që kryen veprimtari në shërbim të qytetarëve në territorin e bashkisë. Ky studim përmban të dhëna të rëndësishme në lidhje me funksionimin e QKSHP-ve në bashkinë e Urë Vajgurore, analizë në lidhje me pikat e dobëta e të forta të sistemit parësor shëndetësor në Shqipëri dhe rekomandime kryesisht për bashkinë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), vetë QKSHPtë, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Autoritetit Shëndetësor Rajonal (ASHR), Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë (DRSH), Drejtoritë e Shëndetit Publik (DSHP). Metodologjia dhe mënyra e realizimit të raportit janë të replikueshme edhe për bashki të tjera të cilat dëshirojnë të monitorojnë vetë apo organizata të shoqërisë civile shqiptare (OSHCtë) të cilat mund të monitorojnë dhe hartojnë një raport për gjendjen e QKSHP-ve në territorin ku veprojnë.

MONITORIMI I QENDRAVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR BASHKIA URË VAJGURORE

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153