Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

Partnerë për Fëmijët - Advokaci Komunitare për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër
Partnerë për Fëmijët - Advokaci Komunitare për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër
Aktorët e shoqërisë civile ndikojnë në përcaktimin e përparësive, në vendim-marrje dhe në mbikëqyrjen e autoriteteve vendore.” Ofrimi shërbimeve sociale në Bashkinë Dibër kufizohet vetëm në ofrimin e Ndihmës Ekonomike dhe Pagesës së Aftësisë së Kufizuar për ata që përmbushin kriteret. Për të tjerë të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje sociale nuk ofrohet asnjë shërbim nga pushteti lokal, përveç në disa raste të rralla të mbështetjes që ofrohet nga një numër i vogël i organizatave të shoqërisë civile që punojnë mbi baza projektesh. Aktualisht, në mungesë të punonjësit të zyrës për mbrojtjen e fëmijëve, nuk ofrohet ky shërbim në Bashki.
Për pasojë, grupet vulnerable kanë nevojë për shërbime sociale. Varfëria dhe nivelet e larta të papunësisë janë faktorë që ndikojnë jetën e të rinjve dhe të rriturve; si dhe një sfond i heshtjes dhe bindjes ndaj autoriteteve të pushtetit local ka sjellë mungesë ndarje informacioni midis qytetarëve dhe pushtetit lokal, duke ndikuar në mungesën e zhvillimit të shërbimeve sociale.Të rinjtë ashtu si dhe të rriturit nuk janë të informuar rreth të drejtës tyre për të marrë pjesë në takimet e Këshillit Bashkiak për të lobuar për shërbime që mund të zhvillojë dhe përmirësojë Bashkia; mungon informimi qytetarëve mbi veprimtaritë e pushtetit lokal ose transparenca mbi shfrytëzimin e buxhetit lokal.
Zbatuesit e projektit kanë realizuar dy dokumente strategjike të cilat i gjeni më poshtë:
Raport i Analizes së Situatës - Partnerët për Fëmijë
Strategjia e Advokacise se Grupit te Aktivisteve 2016