Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

PUBLIKIM "VJOSA,LUGINA QË BASHKON NJERËZIT"

PUBLIKIM "VJOSA,LUGINA QË BASHKON NJERËZIT"

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyrorë në Evropë. Përgjatë gjithë rrjedhës së tij prej mbi 270 kilometra lumi është i paprekur dhe rrjedh i lirë, me larmi tiparesh hidro-morfologjike. Së bashku me degët e saj, Vjosa përbën një ekosistem dinamik thuajse natyror, të rrallë për Evropën. Lugina e Vjosës shtrihet në jug të Shqipërisë në një lartësi mesatare 855 m.n.d. Rrjeti hidrografik i sistemit lumor të Vjosës rrjedh përmes masiveve para-malore e malore, me lartësi maksimale mbi 2600 m.n.d. POPULLSIA Me ndarjen territoriale të vitit 2014 lugina e Vjosës shtrihet në qarqet KORÇË (8.75%), GJIROKASTËR (50.47%), VLORË (30.59%), FIER (10.13%), BERAT (0.06%). Pjesa më e madhe e popullsisë në luginën e Vjosës është rurale. Bazuar në censusin e vitit 2011 popullsia në basenin e Vjosës ishte 184,781 banorë. Mbi 70% e popullsisë është vendosur në rrjedhën e poshtme. BIODIVERSITETI Lugina e Vjosës zë pothuajse 16% të territorit të Shqipërisë. Megjithëse mungojnë studimet e thelluara, kjo pjesë e vendit konsiderohet se bart vlera të larta të biodiversitetit. Habitatet natyrore në këtë ekosistem krijojnë mundësinë e një vijueshmërie ekologjike duke strehuar një biodiversitet të pasur. Për këtë arsye përgjatë luginës janë shpallur rreth 10 zona të mbrojtura dhe afro 130 monumente natyre. Për sa i përket numrit të llojeve, nuk ka një inventarizim të tyre në të gjithë luginën, por supozohet se pellgu ujëmbledhës i Vjosës strehon pjesën më të madhe të taksoneve të biodiversitetit të Shqipërisë duke përfshirë shumë lloje të rrezikuara dhe endemike. LUGINA QË BASHKON NJERËZIT VJOSA © GERNOT KUNZ © BESJANA GURI Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një total prej rreth 42 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës në Shqipëri. Ndërtimi i digave është ndërhyrja më shkatërruese që mund të rezultojë me pasoja të pakthyeshme në mjedis duke dëmtuar në mënyrë përfundimtare integritetin natyror të këtij ekosistemi unik. HEC-et pengojnë rrugët e migrimit të peshqve, transportin e sedimenteve dhe përbëjnë një ndër faktorët kryesorë të ndryshimeve mikroklimatike.

PUBLIKIM "VJOSA,LUGINA QË BASHKON NJERËZIT"

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153