Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RAPORT - ANALIZIMI & PËRPUNIMI I INFORMACIONIT NGA TAKIMET NË KOMUNITET, POLITIKAT RINORE, PERCEPTIMI I TË RINJVE NË KUKËS

RAPORT - ANALIZIMI & PËRPUNIMI I INFORMACIONIT NGA TAKIMET NË KOMUNITET, POLITIKAT RINORE, PERCEPTIMI I TË RINJVE NË KUKËS

Këshilli Rajonal Rinor Kukës, me mbështetjen e LëvizAlbania dhe Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në kuadër të iniciativës “Angazhimi Rinor në Komunitet”, realizon këtë raport vlerësues, me synim evidentimin e nevojave reale të të rinjve në Kukës, si paraqitet situata e tyre në komunitet, cilat janë sugjerimet konkrete që ata kanë për institucionet lokale dhe sa dëgjohen ata nga këto institucione, në këtë rast publikimi i këtij raport synon të krijojë ura lidhëse komunikuese të qarta midis komunitetit dhe qeverisë lokale në Kukës si nevojë për të rritur angazhimin sidomos të të rinjve në komunitet duke propozuar nisma konkrete në mbështetje të nismave rinore. Qëllimi i kësaj nisme është angazhimi i të rinjve në Kukës si katalizatorë ndryshimi për përmirësimin e situatës së tyre në komunitet nëpërmjet monitorimit, lobimit dhe sugjerimit të nismave për rininë. Takimet me komunitetin kanë patur si objektiv përçimin e zërit të të rinjve në institucionet politikbërëse dhe ndërgjegjësimin dhe informimin e tyre për rëndësinë e pjesëmarrjes në komunitet dhe rolit të rëndësishëm që ata kanë për përmirësimin e situatës. Në këtë mënyrë ata do të kenë më tepër informacion rreth potencialit që disponojnë për të qenë aktorë ndryshimi për shoqërinë e tyre. Si pjesë e rëndësishme për realizimin e iniciativës, KRRK ka realizuar me komunitetin pytesorë informues të cilët kanë patur synimin jo vetëm për të evidentuar nevojat reale të të rinjve, cilat janë përceptimet e tyre, por edhe për të dhënë sugjerime konkrete për institucionet për ato çështje që kanë nevojë të përmirësohen në komunitet, sugjerime këto që janë perkthyer në shkrimin dhe përpilimin e një projekti konkret i cili do të prezantohet në Këshillin Bashkiak dhe Bashkinë Kukës dhe për të cilin do të lobohet me synim realizimin e tij. Duke qenë se për realizimin e punës së Këshillit Rajonal Rinor Kukës është vlerësuar gjithnjë si tepër me rëndësi kontakti me komunitetin, në kuadër të iniciativës “Angazhimi Rinor në Komunitet” janë Zhvilluar disa takime në zona të ndryshme të Kukësit, në zonat rurale dhe në qytet. Nga vëzhgimet e KRRK, përmbledhtasi është evidentuar se qytetarët dhe sidomos të rinjtë në Kukës nuk angazhohen në çështje që kanë të bëjnë me komunitetin kjo për disa arsye që janë të lidhura kryesisht me aksesin e pakët në informacion dhe hendekun që ekziston mes komunitetit dhe qeverisë lokale. Këtu duhet të luajnë një rol më të madh institucionet arsimore dhe politikbërëse që t’i orientojnë të rinjtë për të drejtat që ata kanë si qytetarë, pasi ndër faktorët kryesorë paraqitet mosbesueshmëria që ka komuniteti te institucionet të cilat duhet të bëjnë më shumë për të krijuar ura lidhëse mes tyre. Grupi i punës dhe anëtarët e KRRK kanë zhvilluar 6 takime me komunitetin konkretisht në fshatrat: Gostil, Shishtavec, Bardhoc, Bicaj dhe dy takime në Kukës qytet, pranë Konviktit të shkollës së mesme si edhe pranë gjimnazit “Havzi Nela”. Periudha e realizimit të këtyre takimeve dhe mbledhja e të dhënave nga pyetësorët është zhvilluar në muajt Dhjetor 2016 - Shkurt 2017. Duke patur parasysh interesin e madh nga komuniteti për këtë iniciativë, në takimin e realizuar me të rinjtë në të gjitha zonat ku janë zhvilluar forumet, është evidentuar një pjesëmarrje më e madhe nga numri i menduar paraprakisht në projekt, kjo edhe për arsye të numrit tepër të kufizuar me aktivitete të këtij lloji pra ku kërkohet angazhimi i komunitetit, evidentuar sidomos në zonat rurale.

RAPORT - ANALIZIMI & PËRPUNIMI I INFORMACIONIT NGA TAKIMET NË KOMUNITET, POLITIKAT RINORE, PERCEPTIMI I TË RINJVE NË KUKËS

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153