Buxheti vjetor është instrumenti kryesor me të cilin qeveria përkthen politikat e saj në veprim. Për këtë arsye buxheti jo vetëm duhet të jetë i disponueshëm për publikun, por duhet të jetë gjithashtu i aksesueshëm dhe i hapur gjatë fazave të hartimit apo implementimit të tij. Ndonëse është thelbësore që qeveritë të jenë proaktive në rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi buxhetin, buxheti vjetor është shpesh i gjatë, kompleks, dhe i shoqëruar nga shumë dokumenta mbështetëse të detajuara, çka e bën atë edhe më të vështirë për tu kuptuar nga publiku. Buxheti i qytetarit është një instrument që ndihmon në këtë drejtim; ai është një përmbledhje e thjeshtëzuar e buxhetit, e hartuar në gjuhë jo teknike me qëllim për të qenë më i aksesueshëm nga një audiencë e gjerë. Që të ndërtohen politika sa më të mira dhe gjithëpërfshirëse është shumë e rëndësishme të kihen disa tregues të matshëm mbi njohuritë që kanë qytetarët mbi buxhetin dhe perceptimin që kanë ata në mënyrën e përfshirjes së tyre në procesin e planifikimit dhe implementimit të tij. Në këtë kuadër ky studim synon të nxjerri disa konkluzione konkrete mbi perceptimin e qytetarëve të Lezhës për buxhetin e baskisë mbështetur mbi analizat e dala nga të dhënat e mbledhura me anë të anketimit.
“BUXHETI I QYTETARIT: TRANSPARENCË NË RRITJE DHE PJESËMARRJE AKTIVE NË BASHKINË LEZHË”