Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Raport i Analizës së Situatës mbi Nevojat për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër 2016

Raport i Analizës së Situatës mbi Nevojat për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër 2016

Ky Raport Analize është produkti i punës së Grupit të Aktivistëve në Bashkinë Dibër pas gjashtë muaj nga krijimi i tyre. Anëtarët e Grupit janë të moshës nga gjashtëmbëdhjetë vjeç deri në moshën dyzetë e pesë vjeç, meshkuj dhe femra të cilët vijnë nga: Dobrova, Maqallara, Muhurri, Peshkopia, Pilafi dhe Tomini. Anëtarët e grupit janë: nëna, baballarë, nxënës, mësues, gra biznesmene, drejtore kopështi, rrobaqepëse, përfaqësues nga shoqëria civile dhe psikologë. Grupi Aktivistëve është krijuar në Prill të vitit 2016 në kuadër të projektit “Advokaci Komunitare për Shërbime Sociale në Bashkinë Dibër”, projekt i cili mbështet nga LëvizAlbania dhe zbatohet nga Partnerë për Fëmijët. Disa nga anëtarët e Grupit të Aktivistëve kanë marrë pjesë në projektet e mëparshme që ka zbatuar Partnerë për Fëmijët në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara në Dibër dhe të cilët kanë treguar interes për t’ju bashkuar këtij grupi ndërsa anëtarët e tjerë janë ftuar nëpërmjet kontakteve në komunitet. Të gjithë anëtarët marrin pjesë vullnetarisht në takimet e grupit dhe aktivitetet e projektit. “Puna Sociale është një profesion i bazuar mbi praktikën dhe një disiplinë akademike që promovon ndryshimin dhe zhvillimin social, kohezionin social si dhe fuqizimin e njerëzve. Parimet e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut, përgjegjësia kolektive dhe respektimi i dallimeve janë thelbësore në punën sociale. "1 RAPORT I ANALIZËS SË SITUATËS MBI NEVOJAT PËR SHËRBIME SOCIALE NË BASHKINË DIBËR 5 Parimi i këtij projekti është: “Advokacia është procesi i pjesmarrjes së njerëzve në proceset vendimarrëse që ndikojnë jetët e tyre.”1 Qëllimi i projektit është të: Fuqizimi anëtarëve të komunitetit të Bashkisë Dibër në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale për të rinjtë dhe të rriturit në nevojë.

RAPORT I ANALIZËS SË SITUATËS MBI NEVOJAT PËR SHËRBIME SOCIALE NË BASHKINË DIBËR 2016

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153