Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

 RAPORT KOMBËTAR MONITORIMI ‘PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM’

 RAPORT KOMBËTAR MONITORIMI ‘PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM’

E drejta për informim, si një e drejtë kushtetuese dhe tanimë e parashikuar qartazi në një legjislacion të veçantë, është e drejtë themelore e çdo individi në një shoqëri demokratike. Ligji për të drejtën e informimit ka parashikuar detyrime të shumta ndaj Autoriteteve Publike, duke synuar rritjen e transparencës. Transparenca është kusht për mirëqeverisje dhe mund të arrihet nëpërmjet publikimit proaktiv në faqet e internetit ose në ambiente të caktuara të institucionit, informacione publike të prodhuara dhe administruara nga autoriteti publik. Gjithashtu transparenca dhe sidomos transparenca proaktive vlerësohet si një nga instrumentet më të rëndësishëm për të luftuar korrupsion. Në nenin 10 të Konventës së Këshillit të Evropës1 “Për aksesin në dokumenta zyrtare”, është përcaktuar që: Autoritetet publike, me iniciativën e tyre, duhet të marrin masat e nevojshme për të bërë publike dokumentat zyrtare që mbajnë, duke synuar promovimin e transparencës dhe eficencës së administratës publike dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen e publikut të informuar në çështjet e interesit të përgjithshëm publik. Në ligjin për të drejtën e informimit, transparenca proaktive është e përkufizuar me termin program transparence, në të cilin përcaktohen kategoritë e informacionit që duhen bërë publike, formati i regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve si dhe të dhënat e koordinatorit, informacione të cilat duhet të ishin hartuar nga institucionet që në Maj të vitit 2015. Programi i Transparencës përcakton një procedurë të caktuar, e cila gjeneron informacion lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, garanton njohjen maksimale me informacionin publik si dhe vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion. 

RAPORT KOMBËTAR MONITORIMI ‘PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM’

 

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153