KLSH është një institucion që kontrollon mënyrën se si institucionet publike, pra edhe bashkitë, menaxhojnë buxhetin. Në bazë të gjetjeve, KLSH jep rekomandime që atakojnë abuzimet me paratë e publikut, korrupsionin dhe shkeljen e ligjeve. Bashkitë janë institucione që menazhojnë në mënyrë të pavarur paratë publike. Gjatë procesit të alokimit të parave dhe implementimit të projekteve apo shërbimeve hasen shkelje ligjore, abuzime, vjedhje dhe korrupsion. Duke qenë institucione të pavarur, kontrolli nuk është intensiv. Nga monitorimet e mëhershme (2015, QTIL) është gjetur se vetem 38.5 për qind e rekomandimeve të KLSH zbatohen nga institucionet publike. Vetëm përgjatë procesit të prokurimit në këto institucione janë evidentuar shkelje të tilla si më poshtë:ndryshimin e kushteve kontraktore pas shpalljes së ofertës fi tuese; çlirimin e garancisë së kontraktorit pa plotësuar detyrimin kontraktor; zhvillimin e procedurës “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”; tejkalimin e kompetencave në prokurime për autoritete të tjera kontraktore; ndarja e fondeve për të kaluar në prokurim të drejtëpëdrejtë etj. Disa nga ligjet që janë shkelur në mënyrë sistematike janë: Ligji “Për organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”; Ligji “Për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor”; Ligji “Për Fondin Kullosor”; Ligji ”Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”; Ligji “Për menaxhimin fi nanciar dhe kontrollin”; Ligji “Për prokurimet”; Ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në republikën e Shqipërisë”; Ligji “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”; Ligji “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”; Ligji: “Për mbrojtjen e mjedisit”; Ligji “Për rregullat e etikës në administratën publike”; Ligji “Për parandalimin e konfl iktit të interesave”, etj. Po ashtu janë shkelur edhe VKM si:VKM “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”; VKM “Mbi rregullat dhe proçedurat për hartimin dhe zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit”; VKM ”Për administrimin, dokumentimin dhe qarkullimin vlerave materiale dhe monetare”; apo udhëzime si:UKM “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”; UKM “Për masat në zbatim të rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditit të Brendshëm dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion, në Këshillin e Ministrave, në institucionet në varësi të Kryeministrit a të ministrave”, etj. Disa nga arsyet se pse rekomandimet nuk zbatohen të gjetura nga projekti i mëhershëm i QTIL (2015) prekin zona të ndryshme të menaxhimit të institucioneve publike, mes tyre edhe bashkive të tilla si: zbatimi i plotë i rekomandimeve shpesh varet nga politika dhe vullneti i titullarit; institucionet e audituara nuk lëshojnë plan veprimi por urdhër i cilin nuk është smart; rekomandimet me problematika të mëdha që lidhen me korrupsionin nuk evidentohen si të tilla; mosmarrëveshje për rekomandime të caktuara nuk diskutohen rregullisht, etj. Në mënyrë që të sigurohet një mbikqyrje rreth zbatimit të rekomandimeve QTIL sugjeroi në vitin 2015 një rregullore apo udhëzim të vecantë rreth mbikqyrjes së zbatimit të rekomandimeve nga KLSH, udhëzim i cili u miratua nga KLSH në fund të projektit. Projekti që u zbatua nga QTIL synon të rritë numrin e rekomandimeve që zbatohen nga bashkitë përmes evidentimit të pengesave që cojnë në mungesën e zbatimit të tyre. Qëllimi i projektit është rritja e përgjegjshmërisë së bashkive dhe institucioneve të varësisë për zbatimin e ligjit, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës.
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë