Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RAPORT MONITORIMI I APLIKACIONIT TIRANA IME

RAPORT MONITORIMI I APLIKACIONIT TIRANA IME

Aplikacioni mobile „Tirana ime‟ është një aplikacion i ndërtuar nga Bashkia Tiranë në mënyrë që tu shërbeje qytetarëve tësaj mefunksionalitete të ndryshme si informuese, raportuese etj. Një funksionalitet mjaft i rëndësishëm i aplikimit është edhe raportimi i problematikave të ndryshme nga qytetarët e Tiranës në mënyrë virtuale. Për të kryer një raportim virtual si fillim nevojitet shkarkimi i aplikacionit mobile në celular dhe më pas raportimi i problemit me antë të rubrikës “Raporto”. Por a marrin përgjigje problemet e raportuara në app dhe a ndiqen atopër zgjidhje nga skuadra e Bashkisë, ky është një shqetësim i ri që lind me lindjen e kësaj praktike të re.Për t‟i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe për të identifikuar çështje të tjera që kanë të bëjnë me përmirsimin e app Tirana ime është edhe detyra dhe filozofia e projektit tim të quajtur “Monitorimi i app Tirana ime”. Pra, projekti “Monitorimi i app Tirana Ime” synon të japi një pasqyrëtë mënyrës së funksionimit të app “Tirana ime” në mënyrë që të nxjerri disa konkluzuione të cilat mund të ndihmojnë të përmirsojmë më tej aplikimin “Tirana ime” dhe mënyrën e funksionimit të tij. Projekti “Monitorimi i app Tirana Ime” mbështetet nga LevizAlbania-Demokracia Vendore në Veprim. Qëllimi kryesor i kësaj ideje është pasqyrimi i situatës të funksionimit të aplikacionit. Matja e dobishmërisë të aplikimit, sa i vjen ai në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre. Objektivi i saj është përmirësimi i funksionit të aplikacionit mobile në raport me komunitetin, përmiresimi i shërbimit të bashkisë ndaj qytetarëve.

RAPORT MONITORIMI I APLIKACIONIT TIRANA IME

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153