Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

RAPORT MONITORIMI MBI SHËRBIMIN E TRANSPORTIT PUBLIK - BASHKIA DURRES

RAPORT MONITORIMI MBI SHËRBIMIN E TRANSPORTIT PUBLIK - BASHKIA DURRES

Transporti publik është një nga aktivitetet kryesore ekonomike, por ka edhe një dimension social, e parë kjo nga aspekti i qytetarit si konsumator. Sipas sondazheve të kryera në vite për shumicën e popullsisë, veçanërisht për grupet e disavantazhuara si, të varfrit, të moshuarit, gratë etj.; autobusët janë i vetmi mjet që përdorin për të shkuar në destinacione të nevojshme. Megjithëse qyteti i Durrësit është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri me mbi 200,000 banorë, sistemi i transportit urban sot përballet dhe vuan nga shumë të meta serioze. Është shumë emergjente dhe e nevojshme që ky shërbim të marrë vëmendjen e duhur dhe përmirësimin e cilësisë së tij, në shumicën e elementëve të tij. Shpesh-herë, barrierat administrative dhe ekonomike të pajustifikuara pengojnë përfshirjen e shumë operatorëve privatë duke sjellë përqendrimin e shërbimeve dhe zbehjen e konkurrencës, gjë e cila pasqyrohet drejtëpërsëdrejti në cilësinë e shërbimit të ofruar. Sikundër është cituar në Progres Raportin për Shqipërinë në vitin 2016 nga Komisioni Europian në lidhje me transportin është e nevojshme përafrimi me acquis për detyrimet e shërbimeve publike, duke përfshirë kontratat e shërbimit publik. Shqipëria nuk ka transpozuar ende legjislacionin për rregullat e orarit përgjatë sezonit të verës, si dhe nevojitet përmirësimi i kapaciteteve administrative në të gjithë sektorët e transportit. 8 RAPORT MONITORIMI MBI SHËRBIMIN E TRANSPORTIT PUBLIK Ky raport monitorimi “Mbi përmirësimin e cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit” synon rritjen e përgjegjshmërisë së strukturave të pushtetit vendor për të siguruar një transport rrethqytetas cilësor dhe të aksesueshëm, veçanërisht në tre linjat e targetuara: (1) Durrës - Plepa - Durrës; (2) Durrës - Currila - Durrës; (3) Durrës - Universiteti A.Moisiu - Durrës.

RAPORT MONITORIMI MBI SHËRBIMIN E TRANSPORTIT PUBLIK - BASHKIA DURRES

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153